• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Mexhiti inicoi mbikëqyrje të jashtëzakonshëm në Spitalin klinik në Manastir

Ministri Mexhiti inicoi mbikëqyrje të jashtëzakonshëm në Spitalin klinik në Manastir

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në lidhje me rastin e foshnjës së vdekur në Spitalin klinik të Manastirit, ka iniciuar Inspektoratin shtetëror sanitar shëndetësor (ISHSHS), që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në Departamenti i gjinekologjisë dhe obstetrikës në Spitalin e Manastirit.

"Sipas shkresës informative nga KB Manastir, e cila ka mbërritur në Ministrinë e Shëndetësisë, tek pacientja 21-vjeçare, shtazënia ka ndodhur në Gjermani deri në muajin e shtatë. Ajo nuk ka dhënë informacion në spitalin e Manastirit nëse është ndjekur nga një mjek në Gjermani dhe nuk ka dorëzuar dokumentacion që do të vërtetonte se shtatzënia ishte e kontrolluar", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Herën e parë, siç thuhet në komunikatë, gruaja në lindje thirri gjinekologun familjar në javën e 29-të, me insistimin e familjarëve të saj dhe herën e dytë në javën e 36-të tek një gjinekolog privat familjar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR