• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Mexhiti do të verifikojë nëse ka terapi për pacientët në Klinikën e Onkologjisë

Ministri Mexhiti do të verifikojë nëse ka terapi për pacientët në Klinikën e Onkologjisë

Shkup, 6 qershor 2023 (МИА) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti paralajmëroi se do t'i verifikojë pohimet nëse sërish nuk ka terapi për pacientët në Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi, edhe pse në fund të muajit të kaluar ai deklaroi se të gjitha barërat për të sëmurët nga kanceri janë të disponueshme.

"Jam i njoftuar nga menaxhmenti i Klinikës për Onkologji dhe Radioterapi se terapi ka, për këtë që e hapët si problem sot se nuk ka terapi menjëherë pas konferencës për shtyp do ta verifikojmë dhe do t'ju njoftojmë", tha Mexhiti, në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Klinikën për Endokrinologji.

I pyetur për përgjegjësinë e udhëheqësisë së Klinikës për problemin me terapi, ministri potencoi se "do të ketë përgjegjësi për secilin që do të gabojë para ligjeve shëndetësore".

"Të pakompromis. Këtu jemi në këtë betejë, me qëllimin e vetëm pacientët tanë të marrin shërbim shëndetësor më të mirë. Edhe ju edhe i gjithë opinioni jeni dëshmitarë se kjo shëndetësi nuk funksionon, të gjithë kemi kritika edhe unë jam më autokritik nga të gjithë ju. Bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë t'i përmirësojmë kushtet", tha Mexhiti.

foto: MIA, print skrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR