• e shtunë, 05 tetor 2024

Ministri i Transforimimit Digjital për vizitë në Uashington

Ministri i Transforimimit Digjital për vizitë në Uashington

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski me ftesë të Forumit Global për Ekspertizë Kibernetike (GFCE) ndodhet për vizitë dyditëshe në SHBA.

Në kuadër të vizitës, siç njoftoi Ministria kompetente, Andonovski do të flasë në panel diskutimin me temën "Përparimi në vendosjen e autoriteteve kibernetike kombëtare dhe zhvillimi i shkathtësive në vendet e Ballkanit Perëndimor".

Në panel do të marrin pjesë edhe përfaqësues të vendeve tjera nga Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësues nga Departamenti i shtetit.

GFCE është një platformë udhëheqëse për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e kapaciteteve kibernetike, me mbi 200 anëtarë nga bota, duke përfshirë qeveri, orgnaizata ndërkombëtare, kompani dhe institucione akademike.

Gjatë qëndrimit në SHBA, me ftesë të Universitetit "Xhons Hopkins", ministri Andonovski do të mbajë edhe ligjëratë për transformimin digjital si mjet për luftën kundër korrupsionit.

Nga Ministria për Transformim Digjital njoftojnë se Andonovski do të ketë edhe takime dypalëshe dhe vizitë të IT kompanive të suksesshme në SHBA. sa/

Foto: Ministria për Transformim Digjital 

QËNDRONI TË LIDHUR