• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri në Strugë te nxënësit që i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri në Strugë te nxënësit që i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore

Strugë, 1 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot ka vizituar shkollën e mesme "Niko Nestor" në Strugë, ku nxënësit e viteve të fundit kanë dhënë pjesën e parë të provimit të maturës për vitin akademik 2023/24.

Ai u uroi maturantëve përfundimin e suksesshëm të arsimit të mesëm me këtë akt, i cili është obligim ligjor dhe kusht i domosdoshëm për vazhdimin e mëtutjeshëm të shkollimit.

Siç theksoi ai, nxënësit hyjnë në provim për dy lëndë eksterne, dy interne dhe përgatisin një detyrë projektuese, ndërsa gjuha amtare është e detyrueshme për të gjithë, e cila mbahet sot, ndërsa të tjerat janë caktuar më 8 qershor.

"Rezultate preliminare do të ketë më së voni më 8 korrik (30 ditë pas dhënies së provimit të fundit), pas së cilës do të vijojë mundësia e paraqitjes së ankesave. Materialet për përgatitjen e studentëve, gjithsej 14.834 të regjistruar, u vunë në dispozicion në kohën e duhur dhe vlerësoj se nuk duhet të kenë vështirësi gjatë provimeve dhe se të gjithë së bashku do ta përfundojmë me sukses këtë proces", tha ministri Shaqiri.

Risi kryesore këtë vit është që nxënësit t'i nënshtrohen provimeve në kushte më të gjera hapësinore, gjegjësisht në hapsira më të mëdha dhe salla të shkollave të tyre, ose në hapsira më të afërt të cilat posedojnë kushte të përshtatshme, në vend të klasave siç ishte deri më tani.

"Ideja është të sigurohet transparencë dhe objektivitet më i madh i procesit. Ata të cilët janë të përfshirë si mbikqyrës dhe testues në maturën shtetërore, në këtë mënyrë e kanë më të lehtë kontrollin dhe mbikqyrjen e sjelljes së nxënësve gjatë provimit dhe siç potencoi ai pret që të eliminohen tentativat për manipulim dhe keqpërdorim me metoda apo ndihma të caktuara gjatë plotësimit të testeve", tha ai.

Për rrjedhën dhe rregullsinë e vetë procesit të provimit janë angazhuar rreth dy mijë mësimdhënës dhe rreth 50 vëzhgues.

"Edhe një herë ju dëshiroj suksese të gjithë nxënësve në maturë, por edhe suksese në realizimin e mëtejshëm të synimeve arsimore dhe jetësore që kanë vendosur dhe sigurisht që të jetë brenda kufijve të vendit tonë, sepse këtu  përkasin dhe janë e ardhmja nga e cila të gjithë kemi pritshmëri të mëdha", ka thënë ministri Shaqiri. sa/

foto/MIA

QËNDRONI TË LIDHUR