Ministri finlandez i Mbrojtjes Hakanen e përshëndeti formimin e forcave tokësore të NATO-s në veri të vendit
- Ministri finlandez i Mbrojtjes, Anti Hakanen shprehi kënaqësi nga planet që gjashtë vende anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe Francën, të marrin pjesë në formimin e forcave tokësore në Finlandën veriore.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:07, 25 qershor, 2025
Hagë, 25 qershor 2025 (MIA) - Ministri finlandez i Mbrojtjes, Anti Hakanen shprehi kënaqësi nga planet që gjashtë vende anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe Francën, të marrin pjesë në formimin e forcave tokësore në FInlandën veriore.
Finlanda, e cila e ka kufirin më të gjatë me Rusinë nga të gjitha anëtaret e NATO-s, i përforcoi masat e sigurissë në dy vitet e fundit pasi që për shkak të konfliktit në Ukrainë në vitin 2022 iu bashkangjit aleancës ushtarake.
"Jam shumë i kënaqur që dje, gjatë takimit ministror, mundëm të kumtojmë se Suedia, Britania e Madhe, Franca, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda do t'i bashkangjiten FLF Finlandës", tha Hakanen në platformën X, duke folur për Forcat tokësore të avancuara të NATO-s.
Helsinki dhe Stokholmi vitin e kaluar u dakorduan që Suedia ta kryesojë vendosjen e forcave tokësore të NATO-s në Finlandë dhe i ftuan aleatët e tjerë të marrin pjesë. ab/
Fotо: МIА arkivi