Ministri Besimi u takua me ambasadorin e sapoemëruar austriak, Pamer
- Austria është përkrahëse e rëndësishme e proceseve integruese evropiane dhe investitore në vend dhe në të ardhmen presim që ato procese të përmirësohen dhe plotësohen, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës. të Austrisë në vend, Martin Pamer.
- Post By Sara Ademi
- 16:19, 5 tetor, 2023
Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Austria është përkrahëse e rëndësishme e proceseve integruese evropiane dhe investitore në vend dhe në të ardhmen presim që ato procese të përmirësohen dhe plotësohen, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës. të Austrisë në vend, Martin Pamer.
Në takim u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve dhe mbështetja që merr vendi për perspektivën evropiane.
Siç informojnë nga Ministria e FInancave, me përkrahjen e Austrisë po zbatohen më shumë projekte të cilat janë në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të institucioneve, me qëllim përgatitjen e proceseve evropiane. Janë nënshkruar marrëveshje mes dy vendeve për mbrojtjen e investitorëve, që është domethënëse për realizimin e më shumë investimeve në vend, të cilat nga Austria, në 10 vitet e fundit janë në nivelin e mbi 500 milionë eurove. Gjithashtu, aktivitet që do të ndërmerren do të ndikojnë edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar, ku këtë vit shënoi rritje dyshifrore.
Ministri Besimi i uroi ambasadorit Pamer mirëseardhjen në vend, mandat të suksesshëm, vijimësi dhe përmirësim të bashkëpunimit. sa/
Foto: Ministria e Financave