• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministrat Mucunski dhe Ljutkov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Gjorgjievski në prezantimin e "Shkupi-kryeqendra evropiane e kulturës 2028" në Bruksel

Ministrat Mucunski dhe Ljutkov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Gjorgjievski në prezantimin e

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme Timço Mucunski dhe i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov si dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot qëndrojnë në Bruksel në kuadër të prezantimit institucional të "Shkupi - Kryeqendra evropiane e kulturës 2028".

Sipas njoftimeve, është parashikuar që Mucunski, Ljutkov dhe Gjorgjievski pasdite të takohen me eurokomisarin për barazi ndërgjeneracionale, rini, kulturë dhe sport, Glen Mikalef.

Përveç kësaj, Ljutkov dhe Gjorgjievski do të mbajnë takim edhe me drejtoreshën e përgjithshme të Drejtorisë së përgjithshme për arsim, rini, sport dhe kulturë (DG EAC) pranë Komisionit Evropian, Pia Arenkilde Hansen.

Në prag të vizitës së sotme, Mucunski, Ljutkov dhe Gjorgjievski të martën mbajtën  takim koordinativ kushtuar strategjisë së përbashkët  dhe prezantimit institucional të "Shkupi-Kryeqendra evropiane e kulturës 2028".

"Po e forcojmë strategjinë tonë, duke ndërtuar komunikim të saktë dhe duke krijuar një front të përbashkët me partnerët tanë evropianë, sepse Shkupi meriton të paraqitet si i fortë, dinjitoz dhe modern. Me këtë, ne gjithashtu tregojmë se jemi plotësisht të përkushtuar ndaj proceseve, qëllimeve dhe standardeve evropiane që na udhëheqin", shkroi Gjorgjievski në Fejsbuk pas takimit.

Ai shtoi se takimi përfaqëson një sinjal të qartë se pushteti qendror dhe lokal kanë një plan dhe po punojnë në sinkronizim me një vizion dhe energji të qartë, me një detyrë të qartë për ta vendosur Shkupin "lart në hartën kulturore evropiane, aty ku i takon".

Ndryshe, ministri Mucunski mbrëmë mori pjesë në darkën joformale për shefat e diplomacisë së gjashtë vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në Union nga Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. sa/

Foto: Fejsbuku i Orce Gjorgjievskit

QËNDRONI TË LIDHUR