• e shtunë, 06 korrik 2024

Minesota e mundi Denverin dhe u plasua në gjysmëfinale të plejofit të NBA-së

Minesota e mundi Denverin dhe u plasua në gjysmëfinale të plejofit të NBA-së

 Denver, 20 maj 2024 (MIA)  -  Minesota Timbervuls mbrëmë e mposhti Denver Nagetsin me 98:90 në ndeshjen e shtatë të serisë çerekfinale të plejofit të NBA-së.

 Lojtari më efikas në parket ishte Xhamal Mareji nga Denveri i cili shënoi 35 pikë. Bashkëlojtari i ekipit, Nikola Jokiq, realizoi dabëll-dabëll me 34 pikë dhe 19 kërcime.

 Minesota e fitoi serinë me 4-3 dhe u plasua në gjysmëfinale të plejofit ku do të përballet me Dallas Maveriksin.

Në gjysmëfinale mbrëmë u plasua dhe Indiana pas fitores ndaj Nju-Jorkut me 130-109 në ndeshjen e shtatë të llogaritjes së çerekfinales.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR