• e enjte, 04 dhjetor 2025

Minçev-Ejakuza: Pushtet i hapur dhe administratë cilësore për kushte më të mira ndaj qytetarëve

Minçev-Ejakuza: Pushtet i hapur dhe administratë cilësore për kushte më të mira ndaj qytetarëve

Shkup, 1 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Administratës publike, Goran Minçev realizoi tkaim pune me drejtorin ekzekutiv të Partneritetit për pushtet të hapur (PPH), Aidan Ejakuza, në prag të takimit tematik rajonal kushtuar nismës Partneritetit për pushtet të hapur.

Siç informojnë nga Ministria e Administratës Publike, në takim u bisedua për implementimin rrjedhës të Planit nacional të aksionit 2024-2026, si dhe për aktivitetet strategjike të Ministrisë në drejtim të avancimit të transparencës, llogaridhënies, digjitalizimit dhe pjesëmarrjes civile në institucione.

Minçev në takim theksoi se Maqedonia mbetet tërësishte përkushtuar në parimet e sundimit të hapur dhe se PPH është kornizë kyçe për përmirësim të cilësisë së shërbimeve publike dhe besimit të qytetarëve.

"Qëllimi ynë prëfundimtar është të ndërtojmë administratë e cila është profesionale, e hapur, e kapshme dhe në shërbim të qytetarëve. Partneriteti për pushtet të hapur na mundëson t'i prëforcojmë mekanizmat për transparencë dhe llogaridhënie, por edhe të krijojmë kushte për shërbime më efikase, cilësore dhe të drejta publike. Për ne, kjo nuk është vetëm obligim ndërkombëtar, por mundësi reale për përmirësim të përditshmërisë së qytetarëve", deklaroi Minçev.

Drejtori Ejakuza e përshëndeti përparimin e shtetit dhe e potencoi rëndësinë e përfshirjes aktive të shoqërisë civile dhe shfryrëtimin e veglave digjitale si forca shtytëse kyçe të ndryshimeve në kuadër të nismës PPH. Ai e inkurajoi vendin të vazhdojë me qasjen ambicioze dhe ta përforcojë rolin e Këshillit për PPH si forum për dialog konstruktiv dhe ndjekje të implementimit.

Nga atje shtojnë se Ministria e Administratës publike do të vazhdojë me qasje proaktive dhe bashkëpunim partneriteti me pjeësmarrësit vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të transparencës, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve publike në RMV. ab/

Foto: Ministria e Administratës Publike

 

QËNDRONI TË LIDHUR