• e hënë, 23 dhjetor 2024

Milloshoski: Shtatë partnerë të koalicionit të LSDM-së kalojnë në koalicionin e VMRO-DPMNE-së

Milloshoski: Shtatë partnerë të koalicionit të LSDM-së kalojnë në koalicionin e VMRO-DPMNE-së

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Koalicioni i VMRO-DPMNE-së do të zgjerohet me shtatë parti politike që deri dje ishin në koalicion me LSDM-në, tha sonte Antonio Milloshoski, deputet dhe anëtar i KZ  të VMRO-DPMNE-së,duke qenë i ftuar në TV Sitel.

Për dy deri në tre ditë, theksoi Milloshoski, presim vendim edhe nga një parti politike, që do të thotë se do të jenë gjithsej tetë parti politike.

"Është sinjal se koalicioni i LSDM-së nuk është më tërheqës. Dhe të gjitha këto parti politike që po vijnë, do të thosha, vijnë me një fjali të përbashkët - zhgënjim nga qeveria sepse menduan se po e çojnë vendin në drejtim të gabuar", tha Milloshoski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR