• e hënë, 23 dhjetor 2024

Miler: SHBA nuk inkurajon sulme jashtë kufijve të Ukrainës

Miler: SHBA nuk inkurajon sulme jashtë kufijve të Ukrainës

Uashington, 23 maj 2023 (MIA) - SHBA i kanë bërë të qartë Kievit se nuk inkurajojnë sulme jashtë kufijve të Ukrainës, tha mbrëmë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler, duke komentuar situatën në rajonin Belogorod të Rusisë.

"Por besoj se është e rëndësishme ta përkujtojmë botën se Rusia e filloi këtë luftë. Ukraina ka të drejtë të vendosë se si dëshiron t'i kryejë operacionet e saj ushtarake. Por Rusia është agresori në këtë luftë", theksoi Miler. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR