• e shtunë, 05 tetor 2024

Mileri beson në fitoren e Gjermanisë në EURO 2024

Mileri beson në fitoren e Gjermanisë në EURO 2024

Berlin, 18 janar 2024 (MIA) - Futbollisti gjerman Tomas Mileri beson në fitoren e kombëtares së tij në terrenin vendor në Kampionatin Evropian 2024.

"Mbetem i bindur se jemi të aftë të fitojmë Euron. Siç është thënë, të gjithë të përfshirë në futbollin gjerman, dhe veçanërisht ne lojtarët, duhet ta ulim arrogancën. Nuk ka dyshim se mund të mposhtim Austrinë apo Japoninë. Por, duhet të kuptoni se këto fitore do të vijnë vetë. E humbëm ndjenjën se edhe Gjermania duhet të japë më të mirën në secilën episod në terren", tha sulmuesi gjerman.

Gjermania në Kampionatin Evropian do të luajë në grup me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.

Euro 2024 do të luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR