• e premte, 05 dhjetor 2025

Milani mposht Napolin dhe ngjitet në krye të tabelës

Milani mposht Napolin dhe ngjitet në krye të tabelës

Milano, 29 shtator 2025 (MIA) - Milani mbrëmë e mposhti Napolin me rezultatin 2-1 në shtëpi në raundin e 5-të të Serisë A të Italisë.

Aleksis Salemakers hapi rezultatin në minutën e 3-të, ndërsa Kristian Pulishiq dyfishoi epërsinë e kuqezinjve në minutën e 31-të.

Në minutën e 57-të, Milani mbeti me dhjetë lojtarë kur Pervis Estupinjan u përjashtua. Tre minuta më vonë, Kevin De Brujne nga penaltia vendosi rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Reprezentuesi nga Maqedonia, Elif Elmas hyri në lojë në minutën e 72-të për Napolin.

Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në krye të tabelës së kampionatit italian të futbollit me 12 pikë. Të njëjtat pikë kanë edhe Napoli dhe Roma, derisa Juventusi është i katërti me 11.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR