Micskoski për vizitë në Radovish
- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do ta vizitojë Komunën e Radovishit, ku do të marrë pjesë në rikonstruksionin dhe ridestinimin e shtëpisë së mallrave në një qendër moderne multifunksionale dhe muze në Komunën e Radovishit.
- Post By Melahat Baftija
- 07:53, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do ta vizitojë Komunën e Radovishit, ku do të marrë pjesë në rikonstruksionin dhe ridestinimin e shtëpisë së mallrave në një qendër moderne multifunksionale dhe muze në Komunën e Radovishit.
"Objekti, i cili për tridhjetë vite ka qëndruar i braktisur dhe i neglizhuar, një dëshmitar i heshtur i tranzicionit, tani do të vihet sërish në funksion. Shuma e përgjithshme për realizimin e projektit të rikonstruksionit dhe ri-destinimit të shtëpisë së mallrave në Radovish është 223.075.612,81 denarë.
Është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat. mb/
Foto: MIA