• e hënë, 23 dhjetor 2024

Micotakisi bëri të ditur rritje të pagës minimale në 780 euro

Micotakisi bëri të ditur rritje të pagës minimale në 780 euro

 Athinë, 17 mars 2023 (MIA) - Nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të rritet për 9.4 për qind dhe do të arrijë në 780 euro, bëri të ditur sot kryeministri grek Kirjakos Micotakisi, duke sqaruar se kjo është rritja e tretë.

 Micotakisi, gjatë takimit të sotëm me ministrat kompetentë ka theksuar se nga viti 2019, kur ishte 650 euro, paga minimale nga muaji i ardhshëm do të rritet në 780 euro, ndërsa do të ketë rritje të kompensimeve për të papunët dhe përfitime të tjera për të punësuarit.

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale i Greqisë, Kostis Haxidakis, ka shpjeguar vendimet e qeverisë në detaje dhe praktike dhe potenvoi se paga minimale po rritet nga 713 në 780 euro, kompensimi për të papunët do të jetë 479 euro, ndërsa ndërkaq paralelisht rriten edhe  19 shtesa. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR