• e hënë, 23 dhjetor 2024

Micotakis prezantoi prioritetet e qeverisë për çështjet evropiane të eurodeputetëve të rinj të DR-së

Micotakis prezantoi prioritetet e qeverisë për çështjet evropiane të eurodeputetëve të rinj të DR-së

Athinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Prioritetet e qeverisë për çështjet evropiane i ka prezantuar kryeministri grek, Kiriakos Micotakis para eurodeputetëve të sapozgjedhur të Demokracisë së Re në takimin e sotëm në pallatin e kryeministrit, njoftojnë nga zyra e Micotakisit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Në takim, në të cilin mori pjesë edhe ministri shtetëror, zëvendësja e MPJ-së dhe sekretari i marrëdhënieve ndërkombëtare në parti, u diskutua edhe për çështjen e organizimit dhe funksionimit të eurogrupit.

Demokracia e Re i ka shtatë eurodeputetë: tre anëtarë partiak, të cilët përsëri siguruan vend në PE, Eliza Vozeberg, Manolis Kefalojanis dhe Evangelos Meimarakis, gazetarët Eleonora Meleti dhe Jorgos Aftias, isht drejtori i zyrës për marrëdhënie me publikun të Micotakisit, Dimitris Ciodrsa, si dhe kryebashkiaku i qytetit shqiptar Himarë, Fredi Beleris i cili për momentin ndodhet në burg në Shqipëri dhe mori pjesë onlajn. qa

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR