Micotakis: Besoj se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interes të saj ta ndjekë qëndrimin që krijon probleme me Greqinë
- Besoj se vendi do të kuptojë se nuk është në interes të saj të insistojë në qëndrimin që krijon probleme me fqinjin e saj më të madh, i cili gjithashtu është edhe investues i madh në vend dhe prej të cilit pret mbështetje në rrugën evropiane, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistë për televizionin "Antena", duke folur për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe edhe njëherë e përsëriti pozicionin se pret qëndrim të qartë nga kreu shtetëror dhe politik se e respekton Marrëveshjen e Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:31, 1 dhjetor, 2024
Athinë, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Besoj se vendi do të kuptojë se nuk është në interes të saj të insistojë në qëndrimin që krijon probleme me fqinjin e saj më të madh, i cili gjithashtu është edhe investues i madh në vend dhe prej të cilit pret mbështetje në rrugën evropiane, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistë për televizionin "Antena", duke folur për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe edhe njëherë e përsëriti pozicionin se pret qëndrim të qartë nga kreu shtetëror dhe politik se e respekton Marrëveshjen e Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis tha se në Ballkan, 2për fat të keq, ende ekzistojnë forca të cilat konsiderojnë se do të kenë dobi politike nëse i trazojnë shpirtërat e fjetër të nacionalizmit ballkanik", duke shtuar se kjo "në masë të madhe ndodhi me Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, dhe në periudhën parazgjedhore, por deri në një shkallë të caktuar edhe pas zgjedhjeve".
I përsëriti pozitat për Marrëvehsjen e Perspës që i kishte para se Demokracia e Re të vinte në pushtet dhe edhe njëherë theksoi se "emri i shtetit është Maqedonia e Veriut, kjo nuk kontestohet, pa dallim nëse paraqitet jashtë apo emri përdoret për përdorim të brendshëm".
"Maqedonia e Veriut nuk mund t'i ikë këtij parashikimi. Shoh se në dy muajt e fundit Qeveria deri në një shkallë të caktuar e kuptoi këtë. Ajo që pres, jo vetëm unë, sepse çështja nuk është bilaterale, i referohet edhe Evropës, deri në një shkallë të caktuar i përket edhe NATO-s, është deklaratë shumë e qartë e kreut shtetëror dhe politik se respektimi i Marrëvehsjes së Prespës është i plotë dhe se emri i vendit është Maqedonia e Veriut, pa dallim nëse e përdorin jashtë apo brenda vendit. Besoj se po lëvizim në drejtim të vërtetë", tha Micotakis.
Në pyetjen e gazetarit nëse duhet Greqia "t'i informojë më intensivisht aleatët për qëndrimin e Maqedonisë së Veriut", Micotakis u përgjigj shkurt se tashmë e kanë bërë atë.
Intervista për televizionin "Antena" ishte nga Selaniku me rastin e hapjes së metrosë, ndësa Micotakis foli për të gjitha temat lidhur me politikën e jashtme, ashtu edhe me politikën e brendshme. ab/
Foto: Kabineti i kryeministrit grek