• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski:Janë të mundshme pengesa nga opozita në punën e Komisionit për financim për kredinë nga Hungaria

Mickoski:Janë të mundshme pengesa nga opozita në punën e Komisionit për financim për kredinë nga Hungaria

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në një koment për vlerën e provizionit për kredinë nga Hungaria e cila nga dje është në procedurë kuvendore vlerësoi se shpenzimet për atë kredi janë nga 12 deri 20 herë më të vogla nga kreditë të cilat i ka marrë qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së.

Në pyetjen gazetareske Mickoski theksoi mundësinë e pengimit të punës së Komisionit për financim dhe buxhet i cili si organ amë parlamentar duhet të shprehet për propozim-ligjin, por, siç tha, pushteti ka për detyrë ta ruajë dinjitetin e institucionit dhe të sigurojë mjete për zhvillimin e kompanive dhe për komunat.

"Çmimin të cilin e paguajmë për këtë gjysmë miliardë është disi rastësi, dje thashë në konferencën për shtyp 0,1 për qind, por ajo është 0,014 për qind. Dhe kjo është për shërbimet e avokaturës etj., proces i cili është standard për këtë lloj të kredisë. Kam bërë analizë se sa provizion i ka paguar qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në periudhën kur ka marrë kredi përmes emetimit të bonove shtetërore në tregun ndërkombëtar. Dhe ky provizion që e kanë paguar lëviz prej 12 deri 20 herë më shumë nga ajo që ne tani si shërbime të avokatëve e paguajmë për këto 500 milionë euro. Do të përsëris, nga 12 deri 20 herë", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve, pas lëshimit në përdorim të Qendrës Rekreative Sportive "Mbrojtësit" në vendin e quajtur Rruga e Lubotenit në komunën e Butelit.

Ai përsëriti se ka marrë informatë se kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet Sanja Lukarevska sot nuk do ta vendosë këtë pikë në rend dite dhe se qëndrim të tillë kanë marrë në LSDM.

"Rregullorja është e qartë, ka një periudhë që duhet të futet kjo pikë, nëse nuk përfshihet, çfarë po bëhet etj, dhe kjo do të bëhet. Opozita, supozoj se e Majta, BDI dhe LSDM do të mundohen të pengojnë punën e Komisionit në mënyrë jodemokratike, por detyra jonë është ta ruajmë dinjitetin e institucionit dhe të sigurojmë mjete për zhvillim për kompanitë dhe komunat", tha Mickoski.

Sipas tij, qëllimi i vërtetë i opozitës është frika, sepse, siç tha, nëse këto mjete investohen ashtu siç planifikojmë t'i investojmë, nga e gjithë kjo do të kemi përfitim politik dhe në atë mënyrë përmes zbatimit të projekteve në komuna dhe mbështetjen e biznesit, më në fund, pas një periudhe të gjatë stagnimi dhe regresi, vendi do të fillojë të ecë përpara. "Ky është thelbi i vërtetë", tha Mickoski.

Propozim-ligji për detyrim i Republikës së Maqedonisë së Veriut për kredi te banka hungareze për eksport-import shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas Marrëveshjes për kredi për financimin buxhetor dhe financimin e qëllimeve të përgjithshme është në rend dite të mbledhjes së 14-të të Kuvendit. sa/

foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR