• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Urime Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë me dëshirë për fat, bereqet dhe ndryshime në Maqedoni

Mickoski: Urime Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë me dëshirë për fat, bereqet dhe ndryshime në Maqedoni

Shkup, 10 prill 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas përfundimit të tubimit të djeshëm në Kumanovë, ua uroi të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit dhe u dëshiroi shëndet, fat dhe bereqet.

"Sapo përfunduam me ngjarjen e fundit sot, e kjo ishte tubim spektakolar, fantastik, plotë me emocione në Kumanovë. Qytet ku jetojnë bashkësi të ndryshme etnike, por të gjithë pa dallim të diversitetit të tyre, janë të bashkuar rreth një qëllimi, e ajo është dëshira për ndryshime", tha Mickoski.

Në fjalimin e tij ai tha se e shfrytëzon këtë rast që të gjithë besimtarëve myslimanë t'ua urojë festën e madhe Fitër Bajamin.

"U dëshiroj shëndet, fat dhe bereqet atyre dhe familjeve të tyre. Të njëjtën ua dëshiroj të gjithë qytetarëve në Maqedoni", tha Mickoski. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR