• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Unë e udhëheq Qeverinë vetëm nga interesat e atdheut tim Maqedonisë

Mickoski: Unë e udhëheq Qeverinë vetëm nga interesat e atdheut tim Maqedonisë

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) – Gjithnjë derisa unë e udhëheq Qeverinë do të udhëhiqem nga interesat e atdheut tim Maqedonisë dhe interesat kombëtare maqedonase dhe do ta mbështes çdonjërin që është në atë drejtim dhe në atë vijë, theksoi kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga deputeti Rexhep Ismail, lidhur me mbështetjen e kryeministrit, Radmilla Shekerinska të zgjidhet zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s. 

“Unë edhe dje shpjegova se me zonjën Radmilla Shekerinska kemi dallime diametrike për shumë çështje që kanë të bëjnë me politikën ditore, por jo vetëm politikën ditore, por edhe dallimet strategjike, dallimet ideologjike, dhe këtu askush nuk duhet të ketë dilemë. Por sa herë që është fjala për interesin kombëtar maqedonas, unë jam i gatshëm t'i mbështes të gjithë. Në zgjedhjen mes Radmilla Shekerinskës dhe katër kandidatëve të tjerë, është logjike që si kryeministër i Qeverisë së gjithë Maqedonisë, jo vetëm i të majtës, djathtës, qendrës, maqedonasve, shqiptarëve, turqve... të gjithëve, unë duhet të marr vendim për të cilin së bashku me njerëzit që janë në departamentet përkatëse do të tregojmë se atë që themi dhe kur bëjmë thirrje për bashkim kombëtar, e praktikojmë. Edhe, herën tjetër kur do të ketë një mundësi si kjo, pavarësisht nëse ai opsion vjen nga e majta apo nga e djathta... çdo qytetar maqedonas që me krenari përfaqëson atdheun e tij Maqedoninë, do të përkrahet nga unë për çdo institucion ndërkombëtar. Përderisa unë e udhëheq qeverinë, ekskluzivisht do të udhëhiqem nga interesat e atdheut tim Maqedonia dhe nga interesat kombëtare maqedonase dhe do të mbështes të gjithë ata që janë në atë drejtim dhe në atë linjë”, theksoi Mickoski.

Ndoshta sipas jush, iu përgjigj kryeministri deputetit Ismail, më mirë do të ishte të ishte zgjedhur ndonjë tjetër nga katër kandidatët, por për mua kjo nuk është më mirë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR