• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski u takua me Jankullovskën

Mickoski u takua me Jankullovskën

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Takim i fuqishëm sa Gordeja. Padrejtësia asnjëherë nuk na ka thyer!, shkroi në "Fejsbuk" lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i cili sot u takua me ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Jankullovska doli nga burgu Idrizovë duke e shfrytëzuar të drejtën e lëshimit për fundjavë që është mundësuar me ndryshimet e Rregullores për sistemim, klasifikim dhe zhvendosje të personave të dënuar në institucionet ndëshkuese-përmirësuese. Për herë të parë, këtë të drejtë Jankullovska e shfrytëzoi kur u miratuan ndryshumet e Rregullores.

Takimi Mickoski-Jankullovska pason pas Komitetit të djeshëm qqendror të partisë, ku u riafirmuan qëndrimet të cilat u paraqitën në opinion gjatë ditëve të kaluara, ndërkaq kjo, siç u cek në kumtesën partiake është se VMRO-DPMNE e ka penguar "planin e pushtetit, boshtit BDI-LSD dhe ish-funksionarëve të opozitës të cilët kanë vendosur të vihen në dispozicion, përmes pazarllëqeve të pista për shkaqe që i dinë vetëm ata, e të cilat drejtpërdrejtë do të shkojnë në dëm të popullit maqedonas". Komiteti qendror pasoi pas përplasjeve publike mes Mickoskit dhe ish-liderit, Nikolla Gruevski. 

Përplasjet në Fejsbuk mes liderit të tanishëm dhe atij të mëparshëm të VMRO-DPMNE-së filluan pasi që Mickoski në deklaratë për gazetën gjermane "Frankfurter algemajne cajtung" theksoi se Gruvski është në komunikim të fshehtë me Qeverinë dhe se "për të arritur ndryshime kushtetuese, Qeveria po përgatitë pazarllëqe të pista".

Përplasjet vazhduan edhe dje, kur Kickoski porositi se partia asnjëherë nuk ka qenë më kohezive dhe duke shprehur neveri i dënoi ashpër thëniet për "boshtin Ahmeti-LSDM-Gruevski për sigurim të deputetëve", ndërsa Gruevski përmes Fejsbukut, u përgjigj me kundër sulm, duke porositur se është cak i sulmeve të ashpra "në kohën kur Mickoski dhe zaev më shumë se gjysmë viti nuk i mohuan thëniet në mediume për bashkëpunimin e tyre të afërt dhe planet e përbashkëta" dhe i porositi anëtarët e partisë, aktivistët dhe të gjithë në kryesi "të mendojnë me kokën e tyre" dhe se ka "shumë mënyra për ta shprehur lojalitetin ndaj partisë pa u bërë pjesë e lojërave të pandershme".

Nga LSDM, ndërkaq Mickoskin e porositën "të mos e prëziejë fare LSDM-në në përplasjet e ndërsjellta dhe vetë t'i zgjidhë zënkat", ndërsa BDI pohon se e ndjekë me vigjilencë shqetësimin e madh në radhët e VMRO-DPMNE-së dhe ndarjet e thella që paraqiten në betejën mes intergrimit dhe izolimit. ab/

Foto: Status i Hristian Mickoskit në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR