• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Të bashkohemi pas koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE

Mickoski: Të bashkohemi pas koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE

Ohër, 3 tetor 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, sot nga Peshtani ku mbajtu takim me popullatën vendase, theksoi se janë të kota gjimnastikat e pushtetit lidhur me ndryshimet e Kodit Penal, se përgjegjësi do të mbajë secili për atë që e ka bërë.

Mickoski në suaza të ditës së parë të fushatës partiake "Është e rëndësishme! Ndryshimet varen nga ju" theksoi se ekonomia e vendit është në gjunj, fermerët po vuajnë, nxënësit nuk kanë libra, pensionistët protestojnë, ndërsa pushteti po bën para nga vuajtja e popullit dhe mendon se do të shpëtohet nga përgjegjësia.

Lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se e rëndësishme është të bashkohemi dhe të ndalemi pas VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të cilin e udhëheq.

Ai theksoi se prandaj nuk ka rëndësi nëse fitorja do të jetë me 53, 55 apo 61 deputetë.

"Kjo është e rëndësishme sepse sa më bindëse të jetë fitorja, aq më shumë do të kemi mundësi për realizimin e projekteve. Mbështetjen që do ta marrin VMRO-DPMNE dhe koalicioni, unë dhe VMRO-DPMNE do t'ua kthejmë me punë dinjitoze, të guximshme dhe të ndershme", tha lideri opozitar. sa/

Foto/VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR