• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Të bashkohemi për fitore të madhe, të punojmë që diaspora të kthehet në shtëpi

Mickoski: Të bashkohemi për fitore të madhe, të punojmë që diaspora të kthehet në shtëpi

 Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA) - Tani jemi para një fitore historike në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale si kurrë më parë. Ajo fitore duhet të jetë me një numër të konsoliduar prej 61 deputetëve, sepse fitorja nuk do të mjaftojë për reforma të zakonshme, na duhet transformim i plotë i Maqedonisë. Kjo gjeneratë e politikanëve të VMRO-DPMNE-së do të ketë mundësi të udhëheqë Maqedoninë dhe të punojë vetëm për interesin e Maqedonisë, popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Këtë sot e deklaroi   kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një takim me komunitetin maqedonas në Tringen të Zvicrës.

 Mickoski, siç informon VMRO-DPMNE, ka theksuar se pas 8 majit dhe qeverisë së re të VMRO-DPMNE-së, gjithçka do të jetë ndryshe, ndërsa detyra e parë do të jetë që njerëzit të kthehen në shtëpi. "Ne si politikanë duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të mundësojmë kushte që diaspora jonë të kthehet në shtëpi, të jetojë, të investojë dhe të jetë e kënaqur. Dua që takimin e ardhshë ta bëjmë me një fitore më të madhe historike më 8 maj në shtëpi në Maqedoni", tha Mickoski, duke shtuar se populli është aleat i tyre.

 Kryetari i VMRO-DPMNE-së shprehu kënaqësi nga puna e kryesisë në parti. "Jam shumë i kënaqur që mund të them se një plejadë e të  rinjve që sot kanë mundësi të menaxhojnë me komunat, komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së, ndërmarrjet publike, prej muajsh, më shumë se dy vjet këtë e  bëjnë me dinjitet, nder dhe përkushtim edhe krahas të gjitha opstruksioneve  me të cilat përballen. Për më shumë se dy vjet në Maqedoni nuk keni  asnjë skandal të vetëm për kryetarët e komunave dhe zyrtarët në nivel lokal nga VMRO-DPMNE", tha Mickoski.

 Nga ana tjetër, siç tha, Qeveria, LSDM dhe BDI në bazë ditore gjenerojnë nga 2-3 skandale. "Treguam se nuk jemi të gjithë njësoj, se edhe me resurse minimale mund të arrijmë shumë. Nga komunat humbëse, komunat e bllokuara, sot me krenari mund të themi se pas dy vitesh, vetëm gjysmë mandati dhe se në kushtet e Qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së, një pjesë e madhe e tyre arritën të shlyejnë borxhin e paraardhësve të tyre nga radhët e LSDM-së dhe t'i zhbllokojnë komunat të cilat me dekada ishin të bllokuara", deklaroi  Mickoski.

 Foto: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR