• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski pret të gjithë deputetët ta votojnë Buxhetin, sërish bëri thirrje për konsensus politik për strategjinë deri në vitin 2025

Mickoski pret të gjithë deputetët ta votojnë Buxhetin, sërish bëri thirrje për konsensus politik për strategjinë deri në vitin 2025

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret të gjithë deputetët ta votojnë Buxhetin për vitin 2025. Ai sot, në mbledhjen për pyetje të deputetëve, paralajmëroi se javën e ardhshme fillojnë negociatat e Këshillit ekonomik-social për rrogat e punonjësve shëndetësorë me qëllim të arritjes së marrëveshjes kolektive.

Duke u përgjigjur në pyetje të deputetit Dragan Kovaçki, Mickoski foli edhe për mbështetjen për komunat, të cilat, siç vlerësoi, gjatë kohë ishin lënë anash dhe harruar.

Foli edhe për strategjinë deri në vitin 2050, përgatitjen e së cilës e paralajmëroi më 23 tetor. Nga foltorja e Kuvendit sërish bëri thirrje për konsensus nga të gjitha faktorët politik, duke përsëritur se me këtë dokument do të definohen prioritetet për zhvillim të shtetit: sfidat demografike, qëllimet ekonomike, bujqësia, zhvillimi teknologjik, zhvillimi energjetik dhe i transportit.

Премиерот Христијан Мицкоски денеска одговорајќи на пратеничко прашање во Собранието во врска со назначувањето на Бојан Христовски за директор на Агенцијата за национална безбедност (АНБ), по

"Gjithsej gjashtë miliardë denarë këtë vit dhe 15 miliardë denarë vitin e ardhshëm do të marrin komunat për projekte të cialt do të zhvillohen për disa vite. Të gjitha komunat, pa dallim të përkatësisë politike të kryesisë së tyre, dhanë projekte dhe morën mjete, me përjashtim të njërës e cila bashkangjiti projekt rrjedhës. Shpresoj se edhe ajo do t'i parashtrojë dokumentet e nevojshme", theksoi Mickoski.

Ai është optimist se të gjithë faktorët politik do të bashkohen rreth përgatitjes së strategjisë.

"Strategjia do të duhet t'u japë përgjigje shumë pyetjeve të cilat sot kanë mbetur pezull. Jam optimist se të gjithë do të bashkohemi rreth përgatitjes së saj. Dokumenti hasi në krikika nga LSDM, ndërkaq prita që ta mbështesim së bashku", theksoi kryeministri.

Lidhur me udhëtimin në SHBA, ku ishte i shoqëruar nga djali më i madh, Mickoski theksoi se u dëshmuan si të pabaza akuzat se për këtë dedikim ishin shpenzuar para të shtetit.

"Jovani këtë e duroi, është 18 vjeç, posaçërisht ishte i lumtur kur erdh vendimi nga KSHPK, sipas të cilit nuk ka keqpërdorim të mjeteve buxhetore. Unë u lehtësova më shumë si prind. Ai ishte i prnaishëm në një universitet në SHBA ku mundi ta ndiqte ligjeratën e babait të tij, të shohë dhe të krahasojë çfarë ka këtu, e çfarë atje. Kur erdh vendimi nga KSHPK, nuk e kam parë më të lumtur. Edhe unë ndjeva lehtësim të madh. Turpi do t'u mbetet atyre të cilët vendosën ta përdorin atë për të më njollosur mua. Frika është tipari më i keq i një njeriu. Nderi i Jovanit u mbrojt dhe ai nuk se për çfarë të turpërohet që ishte në SHBA", tha Mickoski. ab/

Foto: МIА arkivi dhe print skrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR