• e enjte, 04 dhjetor 2025

Kryeministri pret që deficiti buxhetor të jetë më i ulët se katër për qind

Kryeministri pret që deficiti buxhetor të jetë më i ulët se katër për qind

Shkup, 2 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri, Hristijan Mickoski, pret që deficiti buxhetor të jetë më i ulët se katër për qind dhe tashmë vitin e ardhshëm të jetë, siç tha ai, "brenda asaj kornize prej 3 për qind, nën 3 për qind, të cilën duhej ta kishim arritur shumë kohë më parë, disa vite më parë". Ai sot theksoi se në fushën e konsolidimit fiskal, për fat të keq, qeveria e mëparshme e humbi mundësinë, kur të gjitha ekonomitë e kanë bërë këtë dhe tani kjo Qeveri do të duhet ta bëjë.

"Për fat të keq, me shpenzimet e paarsyeshme të Qeverisë së mëparshme, nuk arritëm ta arrijmë këtë. Atë që dua të them gjithashtu dhe që është inkurajuese dhe që e dëgjova sot në takimin me përfaqësuesit e Bankës Botërore, është se ata po e korrigjojnë pozitivisht projeksionin për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, nga 2,8 në 3 për qind, që nuk është e mjaftueshme, sepse mendojmë se sipas projeksioneve tona do të jetë 3.5 e më lart, 3.7 pse jo 4 për qind", tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se të gjithë treguesit tregojnë se një mjedis biznesi, i krijuar pa presion politik mbi biznesin, me sundim të ligjit dhe me një luftë të ashpër kundër krimit dhe korrupsionit, ngadalë por sigurt po jep rezultate.

"Kuptohet, ne i marrim seriozisht rekomandimet e Këshillit Fiskal, i shqyrtojmë, i analizojmë dhe çdo koment konstruktiv është i mirëseardhur", thotë Mickoski.

Sa i përket rritjes së pensioneve, kryeministri Mickoski u përgjigj se në ribalancin e buxhetit është parashikuar rritja e pensioneve, në përputhje me Ligjin. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR