• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Po punohet në ndryshimet e Kodit Penal, ato të miratuara nga qeveria e mëparshme kishin për qëllim amnistinë e krimit

Mickoski: Po punohet në ndryshimet e Kodit Penal, ato të miratuara nga qeveria e mëparshme kishin për qëllim amnistinë e krimit

Shkup, 4 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se po punohet në ndryshimet e Kodit Penal, për votimin e të cilave në Kuvend kaloi afati prej gjashtë muajsh që e caktoi Gjykata Kushtetuese.

Mickoski, i pyetur nga gazetarët nëse ndryshimet në Kodin Penal u bënë pasi Kuvendi tregoi se Qeveria është kompetente t'i paraqesë ato, theksoi se "Qeveria e mëparshme, për të amnistuar veten për krimin që kreu, votoi në Kuvend duke keqpërdorur bashkërisht flamurin evropian".

"Po, është në proces, po punohet mbi të. Po flasim për nenin 353, të cilin Qeveria e mëparshme, me qëllim që të amnistojë krimin që kreu ndërsa pasurohej në kurriz të qytetarëve dhe blinte qendra tregtare - nipër e mbesa të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa dasmorët blinin makina të shtrenjta Majbah, ndërsa lëshoheshin leje për fabrika prodhimi marijuane, ndërsa bliheshin lokale të shtrenjta biznesi në qendër të Shkupit etj, votuan në Kuvend duke keqpërdorur bashkërisht flamurin evropian për të amnistuar veten me ndryshimet në Kodin Penal", tha Mickoski.

Kryeministri tha se qeveria aktuale do të rivendosë vlerat evropiane sepse, theksoi ai, ndërsa ata vodhën dhe shkatërruan për shtatë vjet, kjo qeveri ka ndërtuar për të gjithë qytetarët në të gjithë territorin e Maqedonisë në 15 muajt e fundit.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, presidentja Gordana Siljanovska Davkova dje bëri thirrje që të plotësohen boshllëqet ligjore.

Gjykata Kushtetuese vendosi në shkurt të këtij viti të fillojë një procedurë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Kodin Penal nga shtatori i vitit 2023, të cilat përfshinin uljen e dënimeve për zyrtarët. Siç u tha në atë kohë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, Gjykata shprehu dyshime serioze në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar në tërësi dhe vendosi t'i urdhërojë Kuvendit të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të përmbushë argumentet e Gjykatës brenda gjashtë muajve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR