Mickoski: Po bëhen përpjekje mbinjerëzore për të vënë nën kontroll zjarrin në rezervatin “Jasen”
- - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, sot vizituan rezervatin "Jasen", ku prej disa ditësh, punonjës të DMSH, pjesëtarë të njësive speciale të MPB dhe Ministrisë së Mbrojtjes po luftojnë me zjarrin.
- Post By Fitore Curri
- 15:53, 13 gusht, 2025
Shkup, 13 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, sot vizituan rezervatin "Jasen", ku prej disa ditësh, punonjës të DMSH, pjesëtarë të njësive speciale të MPB dhe Ministrisë së Mbrojtjes po luftojnë me zjarrin.
Mickoski, siç informon shërbimi për informim i Qeverisë, konstatoi se situata është nën kontroll dhe se vazhdon shuarja e zjarrit në rezervatin "Jasen".

"Mund të them se pjesërisht është nën kontroll, megjithëse ende në sfond ka flakë të mëdha, veprojnë edhe mjetet ajrore edhe aerotraktorët së bashku me helikopterët. Shpresoj që në kohë të shpejtë edhe ky zjarr të vihet plotësisht nën kontroll, megjithëse duhet të theksoj se gjatë ditës së djeshme, në territorin e Maqedonisë kishim rreth 34 zjarre aktive, prej të cilëve 33 janë shuar. Sot, pjesa tjetër e territorit është plotësisht nën kontroll, nuk kemi zjarre aktive, edhe pse situata ndryshon nga minuta në minutë", deklaroi Mickoski.
Kryeministri Mickoski shprehu mirënjohje për të gjithë ata të cilët në këtë moment përballen, siç thotë, me sukses me stuhitë e zjarrit.

"Duke pasur parasysh situatën në Ballkan dhe faktin që disa nga shtetet e rajonit për fat të keq kanë humbur edhe jetë njerëzish, siç është rasti në Mal të Zi, Shqipëri, Greqi, Turqi dhe në Bullgarinë fqinje. Shpresoj që t’i vijë fundi këtyre stuhive të zjarrit, bëj apel për sjellje të kujdesshme gjatë lëvizjes nëpër pyje edhe pse kjo është e ndaluar, por nga dëshmitarët mund të them se kjo stuhi e zjarrit, ka ndodhur si pasojë e goditjes nga rrufeja sipas asaj që dëgjuam këtu. Kështu që dua t’u them qytetarëve se gjendja është nën kontroll dhe gjithçka është siç duhet deri në këtë moment, megjithëse lufta me zjarrin këtu në rezervatin “Jasen” vazhdon. Dhe falënderim i madh për të gjithë ata njerëz të guximshëm që po luftojnë me këtë stuhi dhe që po e vënë plotësisht nën kontroll", theksoi kryeministri. fc/
Foto: Qeveria