• e premte, 28 qershor 2024

Mickoski: Pendarovski nuk mund të fitojë as për kryetar të këshillit shtëpiak

Mickoski: Pendarovski nuk mund të fitojë as për kryetar të këshillit shtëpiak

13 tetor 2023 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në paraqitjen e tij në radion Lider foli për presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski ku potencoi se kur bëhet fjalë për Stevo Pendarovskin, ai edhe po të kandidojë për kryetar të këshillit shtëpiak në ndërtesën ku jeton nuk mund të fitojë më shumë se dy vota.

"Mendoj se kur bëhet fjalë për Stevo Pendarovskin, të gjitha partitë teoritikisht të renditen rreth tij, të bashkohen dhe ta mbështesin, është pikëpyetje nëse do ta votojnë më shumë se 100.000, të gjitha partitë. Mendoj se në ndërtesën ku banon, nëse paraqitet për kryetar të këshillit shtëpiak, vështirë të fitojë më shumë se dy vota", theksoi Mickoski.

Kryetari Mickoski gjatë paraqitjes së tij porositi se në këtë moment nuk duhet të humbet kohë me personazh siç është Stevo Pendarovski.

"Unë e di saktë se çka flet Pendarovski, por përsëri do të them nëse njeriu në këtë moment të humbë kohë me personazh siç është Stevo pendarovski", shtoi Mickoski. 

Me respek,

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së

_________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR