Mickoski paralajmëron takim me familjet e të pësuarve në zjarrin në Koçan
- – Është me rëndësi të jemi të durueshëm dhe t’i zgjidhim problemet, prandaj më tutje qytetarët janë ata të cilët gjykojnë dhe marrin vendime, thotë kryeministri Hristian Mickoski, duke theksuar se në bazë ditore zgjidhen problemet lidhur me ngjarjet në Koçan. Paralajmëroi se personalisht do të takohet edhe do të bisedojë me familjet e të vdekurve në mënyrë tragjike dhe të të lënduarve.
- Post By Fitore Curri
- 14:30, 5 maj, 2025
Shkup, 5 maj 2025 (MIA) – Është me rëndësi të jemi të durueshëm dhe t’i zgjidhim problemet, prandaj më tutje qytetarët janë ata të cilët gjykojnë dhe marrin vendime, thotë kryeministri Hristian Mickoski, duke theksuar se në bazë ditore zgjidhen problemet lidhur me ngjarjet në Koçan. Paralajmëroi se personalisht do të takohet edhe do të bisedojë me familjet e të vdekurve në mënyrë tragjike dhe të të lënduarve.

“Do të përmend konkretisht shembullin e fëmijëve që po ktheheshin nga Ankaraja dy ose tre ditë më parë dhe patën një situatë të pakëndshme në aeroportin e Stambollit. Personalisht fola me njërin nga prindërit, me njerëz nga mjedisi i ngushtë dhe personalisht me presidentin Erdogan, e gjithë çështja është zgjidhur... dhe kështu do të jetë në periudhën që vjen. Kjo punë do të zgjasë me vite, nuk do të jetë një punë që mbaron. Do të bëj gjithçka që mundem dhe do të flas personalisht me prindërit e të lënduarve, si dhe me ata që humbën tragjikisht të dashurit e tyre. E gjithë Maqedonia ende vuan dhe do të vazhdojë të vuajë, dhe kjo nuk do të jetë një dhimbje që do të ndalet, por ne duhet të përballemi me të gjitha këto dhe t'i zgjidhim problemet, ata nuk mund t'i zgjidhin vetë”, deklaroi Mickoski.
Shtoi se do të ketë edhe struktura politike të cilat do të bëjnë përpjekje të grumbullojnë pikë politike nga tragjedia, por shtoi se është me rëndësi si Qeveri t’i zgjidhin problemet.
Lidhur me akuzat se po zhvillohet hetim selektiv, Mickoski tha, se ajo është çështje e Prokurorisë, sepse ajo e zhvillon hetimin, e jo Qeveria dhe ju bëri thirrje të gjithë "faktorëve politikë që t’i lënë prokurorët dhe gjykatësve që ta bëjnë punën”.
“Përgjigjen e kësaj pyetjeje është më mirë t'jua japin prokurorët, unë nuk do të ndërhyj në hetim, e kam thënë që në fillim, as nuk jam përgjigjur në telefon dhe as nuk kam komunikuar me askënd nga Prokuroria. Ministri i Punëve të Brendshme më informon rregullisht për shumë aktivitete që janë në vazhdim. Ky është prioriteti i parë për mua si kryeministër i Qeverisë”, tha Mickoski. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s