Mickoski paralajmëroi park të ri me erë mes Karbincit, Shtipit dhe Radovishit për prodhimin e energjisë elektrike
- Mandatari Hristiajan Mickoski sot, në kuadër të Forumit të 7-të energjetik të Maqedonisë (FEM), paralajmëroi park të ri me erë mes Karbincit, Shtipit dhe Radovishit për prodhimin e energjisë elektrike, i cili, siç tha, do të jetë një nga investimet e para të huaja të qeverisë se re.
- Post By Besnik Shuki
- 14:00, 11 qershor, 2024
Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Mandatari Hristiajan Mickoski sot, në kuadër të Forumit të 7-të energjetik të Maqedonisë (FEM), paralajmëroi park të ri me erë mes Karbincit, Shtipit dhe Radovishit për prodhimin e energjisë elektrike, i cili, siç tha, do të jetë një nga investimet e para të huaja të qeverisë se re.
Bëhet fjalë, tha, për investim të madh, i cili në këtë moment parashikon prodhim të përafërsisht një teravat orë energji sltektrike ose një milion megavatë orë, që është pothuaj 20 për qind nga prodhimi i plotë i energjisë elektrike në vend.
Mickoski, në diskutimin në panelin e parë, hapi disa çështje në lidhje me tranzicionin energjetik në vend. Ai vlerësoi se me një plan të mirë dhe me mbikëqyrje të mirë të kapaciteteve, procesi mund të përfundojë me sukses, edhe pse, shtoi, si sektor i energjisë elektrike nuk jemi gati, ndërsa do të duhet edhe kohë.
Mickoski nuk është i bindur se për 365 ditë vendi mund të ketë furnizim stabil me energji elektrike nga burimet e ripërtëritshme. Sipas tij, në sektorin e energjisë nuk janë të mundshme rezultate të shpejta. Realiteti duhet të merret parasysh dhe të punohet bazuar në plane të sakta me standarde konkrete.
"Kur bëhet fjalë për tranzicionin energjetik, duhet të kemi parasysh se procesi është i ndërlikuar dhe shumë i shtrenjtë. Sa herë që realiteti përjashtohet, ne bëjmë gabime. Fatkeqësisht, cili është realiteti? Vendi ynë është i varfër, prandaj pyetja e vërtetë është - a mund të përballojë Maqedonia një tranzicion energjetik në një periudhë kaq të shkurtër kohore, pa marrë mbështetje nga jashtë? A kemi ne kapacitetin njerëzor për një tranzicion të tillë dhe a mund ta përballojë sistemi ynë? Kur flas për ndikimin social të tranzicionit energjetik, flas për të ardhmen e njerëzve që tashmë janë të angazhuar në kapacitet tona prodhuese që përdorin qymyr, prodhojnë energji elektrike. Këtu nuk duhet anashkaluar fakti se aktualisht mbi 4.000 amvisëri varen nga prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet në Manastir dhe Osllomej", theksoi Mickoski.
Sipas tij, lehtë është të flitet për tranzicioni energjetik, por nuk është aq lehtë të flitet për jetët e njerëzve.
"Nëse mbyllen ato kapacitete prodhuese, së pari do të humbim prodhimin primar, i cili është shumë i rëndësishëm për sistemin tonë dhe do të përballemi me një sfidë të madhe si disa vite më parë, sepse pa prodhim primar do të rritet kërkesa, ndërsa me burime të rinovueshme....Unë jam inxhinier dhe nuk jam i bindur se në 365 ditë mund të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike nga burimet e rinovueshme. Këtu nuk flas vetëm për amvisëritë, por edhe për ekonominë, sepse kërkesa e ekonomisë është e rëndësishme. Ne duhet të kemi furnizim stabil dhe të qëndrueshëm me energji elektrike nëse duam që ekonomia të rritet, përndryshe do të kthehemi mbrapa dhe do të përballemi me një ikje truri, siç po ndodh tani, 8 nga 10 studentët e mi largohen jashtë, pasi nuk shohin kurrfarë perspektive këtu dhe kjo është sfidë e madhe për ne si qeveri, që të realizojmë diçka materiale dhe të prekshme, përndryshe do të shkojmë në drejtim të kundërt dhe pas dhe fatkeqësisht nuk do të ketë shpresë", theksoi Mickoski.
Ai potencoi se me një plan të mirë dhe mbikëqyrje të mirë në kapacitetet energjetike, do të mund të përfundojë kjo procedurë.
"Si sektor i energjisë elektrike nuk jemi të gatshëm, por me një plan të mirë dhe një mbikëqyrje të mirë të kapaciteteve të energjisë elektrike, kjo procedurë do të mund të përfundojë me sukses, por për këtë duhet kohë. Në energjetikë, rezultatet e shpejta nuk janë të mundshme, sepse do të ishte mrekulli, por ne nuk bëjmë mrekulli, askush në botë nuk bën mrekulli. Për këtë duhet të kemi parasysh realitetin dhe të punojmë në bazë të planeve të sakta me standarde konkrete", u shpreh Mickoski.
Mickoski tha se prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme duhet të jetë në fokus.
"Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme duhet të jetë fokusi ynë, por hap pas hapi të zhvillohet kjo, pasi rezultate të shpejta nuk janë të mundshme. Duhet kohë dhe këtë duhet ta kemi parasysh, përndryshe nuk do të kemi sukses", tha Mickoski.
Ai edhe me këtë rast tha se pa sundim të së drejtës, nuk ka zhvillim.
"Nuk ka zhvillim pa sundimin e ligjit. Kjo çshtë shtylla e parë, nëse shmanget sundimi i ligjit, zhvillimi i vendit do të ishgte i pamundur, ashtu që standarde të dyfishta nuk janë të mundura", konkludoi Mickoski. bsh/
Foto: VMRO-DPMNE