• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Pa reforma të brendshme nuk ka Bashkim Evropian

Mickoski: Pa reforma të brendshme nuk ka Bashkim Evropian

Shtip, 30 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte me rastin e 30 vjetorit të themelimit të degës së partisë në Shtip, ka theksuar se këto janë kohë të vështira dhe sfidave të shumta, goditjeve për Maqedoninë dhe maqedonasit. Mickoski tha se do të përfundojë ikja nga zgjedhjet dhe se për çdo krim do të ketë përgjegjësi.

Sipas tij, e vetmja gjë për të cilën qeveria dëshiron të flasë janë ndryshimet kushtetuese, pasi siç thotë, kjo është e vetmja temë që u ka mbetur sepse çdo gjë tjetër është “fatkeqësi”. Ndryshimet kushtetuese, siç theksoi Mickoski, janë shtyrë, imponuar dhe diktuar nga jashtë dhe populli është kundër me shumicë të madhe dhe prandaj VMRO-DPMNE thotë jo.

Mickoski tha se kemi përjetuar kryeministra të vendeve të tjera të mbrojnë popullin maqedonas dhe Maqedoninë "më shumë se kryeministri të cilin e paguajmë me para të popullit".

"Presidenti francez ua tha të vërtetën. Bashkimi Evropian u dërgoi atyre porosi. Gjithçka që thonë nuk është e vërtetë. Është e qartë. Pa reforma të brendshme që ju për shtatë vjet nuk i bëni, pa rregulluar sektorët dhe situatat në çdo fushë, nuk do të ketë as Union afrikan, e lëre Bashkim Evropian. Populli kërkon një reset. Kjo Qeveri e ka humbur edhe legjitimitetin edhe kredibilitetin", thekson kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Sipas Mickoskit, presidenti francez qartë thotë se nuk ka BE.

"Dhe çfarë pas kësaj. Vitin 2030 po na e shesin si vit i ndritur që duhet të vijë në një situatë ku nuk ka garanci as edhe vendi të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2063. Maqedonia është e lodhur nga premtimet e bëra nga burokratët evropianë të cilët na përkëdhelin krahëve duke premtuar gjëra që nuk vijnë", tha Mickoski.

Me këtë pushtet, siç tha ai, jemi larg BE-së dhe nuk ka shpresë se do të jetë më mirë, ndërsa kërkoi mbështetje nga populli për VMRO-DPMNE-në që të fitojë me shumicë në Parlament.

"Sepse këtu jam duke qëndruar para jush, duke ju parë në sy dhe duke ju thënë se VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme do të sigurojë një fitore të madhe. Por nuk do të mjaftojë ajo fitore që të jetë më pak se 61 deputetë. Pse po e them këtë? Sepse gjatë asaj fushate do të dëgjoni çdo gjë nga ata që janë paguar me paratë tuaja dhe të vjedhura nga qeveria e BDI-së dhe LSDM-së që të mos arrihet deri në 61 deputetë. Pse? Sepse në këtë mënyrë çmimi i tyre në skenën politike në tregun e tyre me të cilin janë mësuar do të jetë shumë i ulët", tha Mickoski.

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR