Mickoski: Përmes mjeteve demokratike VMRO - DPMNE-ja do ta bllokojë Ligjin e ri për amnisti të cilin e përgatiti pushteti
- - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse kanë komunikim me pushtetin për ligjin e ri për amnisti, përsëriti se që prej para disa muajve i kanë ndërprerë të gjitha komunikimet zyrtare ose jozyrtare me Qeverinë dhe se partia përmes mjeteve demokratike do ta bllokojë Ligjin e ri për amnisti të cilin e përgatiti pushteti.
- Post By Fitore Curri
- 15:45, 13 shtator, 2023
Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse kanë komunikim me pushtetin për ligjin e ri për amnisti, përsëriti se që prej para disa muajve i kanë ndërprerë të gjitha komunikimet zyrtare ose jozyrtare me Qeverinë dhe se partia përmes mjeteve demokratike do ta bllokojë Ligjin e ri për amnisti të cilin e përgatiti pushteti.
"Do të ju kisha lutur që me kujdes t'i ndiqni deklaratat e VMRO-DPMNE-së. VMRO-DPMNE-ja tha qysh para disa muajve se e ndërpret komunikimin", deklaroi Mickoski i pyetur nëse pushteti ka ndonjë komunikim formal ose joformal për Ligjin e ri për amnisti ose nëse e përgatit vet.
Mickoski shtoi se as nuk ka ndonjë komunikim zyrtar, ose jozyrtar, e as do të ketë pushteti komunikim zyrtar ose jozyrtar, e as, siç tha, "ka ndonjë pikë ose presje vlerë të shtuar në tekstin e atij ligji i cili është propozuar".
"Ligji që është propozuar dhe që nga dje është në dispozicion të publikut është Ligji për amnisti për kriminelët për të cilët parti të caktuara politike në të kaluarën kanë premtuar se do të lirohen tërësisht ose pjesërisht. Fatkeqësisht, ato parti politike apo një pjesë e atyre partive politike sot janë të qeverisë dhe e shihni se një ligj i tillë nuk iu përgjigjet, as nevojave e as pritjeve të qytetarëve dhe në emër të asaj VMRO-DPMNE-ja jo vetëm që nuk do ta mbështesë këtë Ligj për amnisti, por edhe do ta bllokojë atë përmes mjeteve demokratike", tha Mickoski. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s