Mickoski: Në SHBA dërguam mesazh se synojmë të forcojmë lidhjet mes dy vendeve, që do të thotë një e ardhme e sigurt për qytetarët e Maqedonisë
- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës patëm takime vërtet domethënëse që zgjatën më shumë se një orë e gjysmë, ku mundëm t'i prezantojmë prioritetet tona si Qeveri, cilat janë potencialet e vendit, por në në të njëjtën kohë edhe sfidat me të cilat u përballëm në të kaluarën dhe me të cilat do të përballemi në të ardhmen. Mendoj se kemi dërguar mesazh se kjo Qeveri, si partner strategjik i SHBA-së, synon t'i forcojë lidhjet mes dy vendeve edhe më tej dhe në një nivel edhe më të lartë dhe kjo nënkupton një të ardhme të sigurt për qytetarët e Maqedonisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Sara Ademi
- 20:33, 23 janar, 2025
You need to login to view this page