• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

Mickoski: Për sa kohë që jam kryeministër nuk do të ngrihet asnjë tendë me emigrantë të paligjshëm dhe nuk do të pranohet asnjë emigrant

Mickoski: Për sa kohë që jam kryeministër nuk do të ngrihet asnjë tendë me emigrantë të paligjshëm dhe nuk do të pranohet asnjë emigrant

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski i hodhi poshtë spekulimet se në vendin tonë do të ndërtohen kampe për emigrantë dhe se do të pranohen emigrantë nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, Mickoski tha se për një temë të tillë nuk është biseduar me Britaninë e Madhe.

"Për sa kohë që unë jam kryeministër nuk do të ngrihet asnjë tendë me emigrantë të paligjshëm dhe nuk do të pranojmë asnjë emigrant. I hedh poshtë me indinjatë këto spekulime se planifikojmë të ndërtojmë kampe për emigrantët e paligjshëm. Tema për azilkërkuesit e pasuksesshëm nuk është biseduar, por nëse bisedohet, do të refuzohet nga ana jonë. Është biseduar se së bashku do të luftojmë kundër migrimit të paligjshëm", deklaroi Mickoski në Kuvendin e Maqedonisë ku mori pjesë në seancën e Komisionit të përhershëm për mbrojtjen e të drejtave të lirive dhe të drejtat e qytetarit.

Duke i komentuar njoftimet e sotme të liderit të opozitës Venko Filipçe i cili njoftoi peticion onlajn për hyrje të mundshme të emigrantëve, Mickoski tha se LSDM po merret për një temë që është krejtësisht në kundërshtim me politikën e tyre. "Të bësh fushatë për atë temë, është një betejë e humbur paraprakisht", tha Mickoski.

"Shoh këto lëvizje, gjimnastikë që opozita po bën në një skenë të hapur. Dua të them se jo vetëm që nuk është e vërtetë, por për mua është vërtet e çuditshme në mungesë të ndonjë ideje që mund të mobilizojë, të kontribuojë në jetën shoqërore në Maqedoni, që ata po marrin një temë që është antipod total i politikës së tyre dhe natyrshëm i përket politikës së VMRO-DPMNE-së. Të bësh fushatë për atë temë është një betejë e humbur paraprakisht. Ne mund të bëjmë fushatë për forcimin e migrimit të paligjshëm. I kuptoj, ata nuk kanë ide, nuk kanë koncept, po përpiqen të mobilizohen dhe tani ne do të shpikim tema, do të nxisim pupla, por ku nga të gjitha temat e gjetën këtë, e cila është një vlerë themelore e politikave të VMRO-DPMNE-së", tha Mickoski.

Ai paralajmëroi zhvillimin e projektit "safe county" me të cilin kufijtë shtetëror plotësisht do të monitorohen duke parandaluar kështu hyrjen e paligjshme. sa/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR