• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski për reagimet e ish-anëtarëve të Komisionit historik: Do të shohim se ku janë shpenzuar paratë e atyre të cilët nuk bënë asgjë gjatë viteve të kaluara

Mickoski për reagimet e ish-anëtarëve të Komisionit historik: Do të shohim se ku janë shpenzuar paratë e atyre të cilët nuk bënë asgjë gjatë viteve të kaluara

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, lidhur me reagimet e disa ish-anëtarëve të Komisionit historik me Bullgarinë, sot deklaroi se do të zbatohet hetim se çfarë honorare janë paguar dhe si janë shpenzuar paratë në Komision.

Dy ish-anëtarë të ekipit të vendit nga Komisioni i përbashkët multidisiplinor i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së  Veriut dhe Bullgarisë, sot përmes letrës së hapur drejtuar opinionit, bënë thirrje për ndryshim të metodologjosë në punë dhe përfshirje të ekspertëve nga OSBE, UNESKO apo Këshilli i Evropës.

Në pyetjen e gazetarëve se çka pret nga vizita e nesërme e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Sofje, kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, përsëriti se shteti dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe këtu nuk kemi kurfarë dileme.

Lidhur me takimin me euroambasadorin e ri dhe nëse ka biseduar për pasivizim të procesit eurointegrues, Mickoski përsëriti se integrimi i vendit në BE mbetet qëllim strategjik.

Во врска со средбата со новиот евроамбасадор и дали разговарале за пасивизирање на евроинтегративниот процес, Мицкоски повтори дека интеграцијата на земјава во ЕУ останува стратешка цел.

Jemi të vetëdijshëm, shtoi kryeministri, për dëmet që këtij procesi ia shkaktoi qeveria e kaluar, duke pranuar diçka që nuk mund ta përmbushë, jemi të vetëdijshëm se plagët akoma nuk janë shëruar tek qytetarët nga ai ndryshim i dhunshëm i Kushtetutës kur merren deputetë dhe silleshin për veshi në Parlament për të shikuar ndryshime kushtetuese dhe se lloji i tillë i lëshimit pa pasur garancë të qartë, pa pasur parashikueshmëri të qartë të këtij procesi, thjeshtë ne nuk mund të pranojmë.

"Nga ajo anë mendoj se duhet të ketë mirëkuptim dhe mendoj se Brukseli duhet, nëse me të vërtetë dëshiron dhe nëse me të vërtetë ka vullnet për ta parë vendin tonë si pjesë të asaj tyreze të familjes evropiane, atëherë ka edhe mënyrë dhe askush nuk mund të më bindë se nuk ka mënyrë dhe se sërish dihet ky popull, qytetarët në Maqedoni të durojnë poshtërime, shantazhe etj. Në të vërtetë, negociatat parainkuadruese janë engociata dhe proces në të cilin përforcohen kapacitetet e institucioneve. Ne nuk jemi në gjendje t'i prëforcojmë kapacitetet e institucioneve të cilat duhet të funksionojnë në të ardhmen për shkak të çështjeve që kanë ndodhur para 10 shekujve. Kjo nuk është vlerë evropiane. Dhe unë jam i bindur se kjo nuk është vlerë evropiane, kështu që ne jemi të prëgatitur pa kushte ta hapërojmë atë rrugë drejt anëtarësimit të barabartë në kuadër të BE-së, përkatësisht përfundimisht të fillojmë të negociojmë, sepse thellësisht jam i bindur se jemi shumë më të prëgatitur se shumë kandidatë të cilët tashmë negociojnë apo do të fillojnë të negociojnë dhe për nder mund të them edhe nga disa vende anëtare të vetë BE-së", nënvizoi Mickoski. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR