• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Për rastin me Klinikën e Onkologjisë duhet të ketë përgjegjësi penale dhe politike

Mickoski: Për rastin me Klinikën e Onkologjisë duhet të ketë përgjegjësi penale dhe politike

Shkup, 2 shtator 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski vlerëson se përveç përgjegjësisë penale duhet të ketë edhe përgjegjësi politike për rastin me Klinikën e Onkologjisë. 

"Për disa muaj prej sot, të gjithë këta persona që janë pjesë e kësaj mafie shëndetësore, e cila ka përfituar në kurriz të pacientëve të cilët e humbën jetën e tyre, do të nxiren para faqes së drejtësisë dhe normal në bazë të dëshmive do të sanksionohen", tha sot Mickoski, para mediave në Prilep. 

Sipas tij, duhet të kërkohet edhe përgjegjësi politike për të gjithë ata që e kanë ditur për këtë situatë, ndërsa nuk kanë ndërmarrë asgjë në periudhën e kaluar. 

"Nëse dikush para dy viteve ka paralajmëruar, ju mediat para gjashtë muajve, pse dikujt i duhen gjashtë muaj të presë që të fillojë faza parahetimore? Pyetja është sa jetë njerëzish në ndërkohë janë humbur", tha Mickoski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR