• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski për raportin e Vajc: E kaluam pengesën e parë, raporti pritet të prezantohet në seancë plenare mes 7 dhe 17 korrikut

Mickoski për raportin e Vajc:  E kaluam pengesën e parë, raporti pritet të prezantohet në seancë plenare mes 7 dhe 17 korrikut

Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në lidhje me miratimin e raportit të Tomas Vajc në Komitetin për punë të jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian tha se lufta ishte e ashpër për të kapërcyer këtë pengesë, e cila, siç theksoi, nuk duhej të ekzistonte, nëse merren parasysh deklaratat e disa politikanëve nga Brukseli, se gjuha dhe identiteti maqedonas janë temë e mbyllur dhe se në lidhje me to nuk do të ketë kurrfarë problemi.

Por, siç theksoi Mickoski, në konferencën për shtyp në Qeveri, për ngjarjet rreth raportit të raportuesit të PE-së për Maqedoninë, Vajc në javët e fundit ka treguar të kundërtën, përkatësisht se në shekullin 21 në Evropë ende luftojmë për çështje të identietit dhe për gjuhën amtare.

"E dimë se ishte një luftë e ashpër që të kalohet kjo e a.q. pengesë e parë, e cila nuk duhej të ekzistonte, nëse i dëgjoni mesazhet e politikanëve të caktuar të cilët vijnë nga Brukseli se identiteti asnjëherë nuk ishte objekt i marrëveshjeve dhe bisedave, se gjuha nuk ka qenë kurrë objekt i marrëveshjeve dhe bisedave, se është betonuar, vulosur, një temë e mbyllur. E pamë se nuk është kështu. Opinioni i Maqedonisë dhe i Evropës e pa se nuk është ashtu, se në shekullin 21 në Evropë ne ende luftojmë për çështje të identitetit, për gjuhën tonë amtare etj", tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse beson se raporti do të kalojë edhe në seancë plenare, duke i marrë parasysh amendamentet e dorëzuara nga disa grupe.

Премиерот Христијан Мицкоски денеска на прес-конференција соопшти дека е решено прашањето за платата на вработените во Инспекторат за албански јазик и дека ќе се воспостават заеднички контрол

AFET sot me 40 vota "pro" 19 "kundër" dhe 10 "të abstenuar" miratoi Propozim-raportin për vendin të përgatitur nga eurodeputeti austriak Vajc, ndërsa Mickoski theksoi se pritet që raporti mes 7 dhe 11 korrikut të gjendet në seancë plenare.

"Po do të ketë amandament dhe po sërish ndoshta grupe individuale në Parlament do të mbështesin amandamente të caktuara. Të tilla janë procedurat dhe nuk mund t'ua ndaloni...Por me rëndësi, ju të gjithë e patë se nuk është disa qindra bullgarë në Kushtetutë, se më e thellë është dhimbja dhe se është shumëvjeçare, se është shekullore. Ne do të luftojmë. A do të kemi sukses, nuk e di. Ky është hapi i parë, ia dolëm, por nuk e di a do të kemi sukses. Por qytetarët e panë, panë se me çka përballemi dhe cila është tema kryesore. Ai ishte thelbi", tha Mickoski.

Lidhur me amandamentet e propozuara, theksoi se nuk është e saktë se janë propozuar vetëm nga Partia popullore evropiane (EPP), por se ai ishte propozim i bashkaur nga katër grupe në parlamentin evropian, EPP, socialdemokratët, liberalët, të gjelbrit.

"Sepse në koordinim të ndërsjelltë para takimit janë dakorduar. Prandaj nuk dëshiroj të flas shumë tani derisa nuk përfundohet puna. I di të gjitha hollësitë", tha Mickoski.

Për atë nëse ka pasur njohuri se një amandament i tillë do të mbështetet nga EPP apo se EPP, së bashku me grupe të tjera do të kërkojnë para gjuhës maqedonase të qëndrojë parashtresa "e tanishme", Mickoski theksoi se Andrej Kovaçev është anëtar i EPP-së dhe se është logjike se kanë pritur.

"Gjatë votimit 15 eurodeputetë nga EPP ishin 'për' raportin e Vajcit, përfshirë edhe kryesuesin e Komitetit, zotëri Mekalister, tre ishin kundër dhe dy të përmbajtur, ata ishin deputetët grekë. Kështu që ky ishte votimi në suaza të EPP-së. Do të thotë, i kemi me emër e mbiemër, të gjithë saktë e dimë se si është votuar dhe çka është votuar dhe çkla kaluam dhe me kë biseduam dhe çfarë ndodhi gjatë javëve të kaluara. Mirë që e kaluam këtë pengesë, dhe është mirë që të gjithë e panë se nuk është thelbi disa qindra bullgarë, se thelbi është shumë më i thellë. Dhe do tëp prësëris, a do të kemi sukses në plenare, nuk e di. Dy javë kemi para nesh, ku do të luftojmë ashpër. Por bota dhe Evropa pa. Dhe kjo çështje do të inicohet edhe tnai në Hagë dhe në të gjitha sesionet e ardhshme në NATO. A pengon ndonjë vend anëtar i Aleancës së NATO-s ndonjë tjetër në integrim dhe me atë e rrezikon sigurinë në rajon. Dhe në atë pyetje duhet përgjigjur", theksoi Mickoski. sa/ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR