• e mërkurë, 17 korrik 2024

Mickoski për qëndrimin e Filipçes për 500 milionë eurot nga Hungaria: LSDM është në garë se kush do të më pështyjë më ashpër mua dhe Qeverinë

Mickoski për qëndrimin e Filipçes për 500 milionë eurot nga Hungaria: LSDM është në garë se kush do të më pështyjë më ashpër mua dhe Qeverinë

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Tani e shoh se atje ka konkurrencë se kush do të jetë më i fortë dhe më i ashpër për të pështyrë mua dhe Qeverinë nga pretendentët dhe kryetarit i sapozgjedhur i LSDM-së. Është folklori i tyre, i brendshëm. Nuk do ta komentoja, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me qëndrimin e Venko Filipçes se marrëveshja e vendit me Hungarinë për 500 milionë euro është një lloj peng politik.

Mickoski është decid se përderisa është kryeministër , asnjëherë nuk do ta sjellë shtetin në pozitë të nështruar, dhe as nuk do të lejojë që të varet nga dikush tjetër, përveç qytetarëve të saj.

"Ky vend, siç thotë ai, mund të jetë i varur vetëm nga qytetarët e tij. Derisa jam kryetar i Qeverisë, asnjëherë, asnjëherë nuk do të lejoj që të varemi nga dikush tjetër. Ne mund të varemi vetëm nga qytetarët. Ata nuk paguajnë dhe ne punojmë për ta. Ne paguhemi nga buxheti që mbushin qytetarët dhe ata kanë të drejtë të na thonë çfarë të bëjmë dhe ne do t'u themi se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë nuk mund të bëjmë. Derisa jam kryeministër, po e përsëris, kurrë nuk do ta sjell Maqedoninë në pozitë të nënshtruar dhe nuk do të varet nga asnjë sovran tjetër, përveç qytetarit, nënvizoi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Ohër.

Lideri i LSDM-së, Filipçe shprehu shqetësim se bashkëpunimi special ekonomik që ka dakorduar Mickoski, është një forme e pengmarrjes politike ndaj Hungarisë dhe drejtëpërdrejt nga Viktor Orban. Vlerësoi gjithashtu se kredia prej 500 milionë eurosh me interes 3,25 për qind, grejs periudhë trevjeçare dhe afat shlyerje 12 vjet nuk është e favorshme nga pikëpamja ekonomike. “Është e qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë përfitim ekonomik, por për një vendim politik, komentoi Filipçe. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR