• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski për propozimin e Filipçes: Nuk kam pranuar asnjë dokument, nëse pranoj do të japim kontributin tonë, në të kaluarën deklaratat e LSDM-së ishin vetëm fjalë në letër

Mickoski për propozimin e Filipçes: Nuk kam pranuar asnjë dokument, nëse pranoj do të japim kontributin tonë, në të kaluarën deklaratat e LSDM-së ishin vetëm fjalë në letër

Shkup, 1 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, kur u pyet të komentonte rezolutën me vija të kuqe që LSDM njoftoi se do t’ia paraqiste Kuvendit, tha se nuk kishte marrë asnjë dokument, por e la të shihej se çfarë është ajo që do të ofronte si risi partia opozitare, duke thënë se do të jepnin kontributin e tyre.

"Pa ta shohim dokumentin, unë them ta shohim dokumentin që do ta dorëzojnë. Shpresoj se do të lejojnë edhe VMRO-DPMNE-në edhe grupin parlamentar të koalicionit qeverisës të japin kontributin e tyre për të gjitha ato. Ta shohim dokumentin, të shohim çfarë është ajo që do të ofrojnë si risi", tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për propozimin e Venko Filipçes, pasdite në Klubin e Deputetëve ku morën pjesë në shënimin e 1 Shtatorit - Ditës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Kryeministri Mickoski shtoi se shumë deklarata të tilla të propozuara nga LSDM janë vetëm shkresa të zakonshme në letër dhe nuk janë respektuar aspak.

"“Edhe pse duhet të themi se në të kaluarën deklaratat e LSDM-së janë deklarata që në fund përfundonin si shkresa të zakonshme në letër, aspak nuk janë respektuar. Kemi pasur shumë deklarata të tilla në të kaluarën, siç thashë, por për fat të keq LSDM gjithçka që deklaronte absolutisht nuk e respektonte kur kishte mundësinë e brishtë të drejtonte qeverinë. Prandaj, ja, ta shohim atë dokument pastaj të japim edhe ne kontributin tonë bazuar në atë që do të shohim," deklaroi kryeministri Mickoski. sa/

FOTO: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR