Mickoski për masat e reja të mundshme: Ne e kontrollojmë situatën, nuk do të nxitojmë dhe nuk do të marrim vendime nën presion
- Kriza nuk është vetëm në Maqedoni por edhe gjithkund në botë. Por ne si shtet kemi një drejtim të qartë deri ku shkojmë dhe nuk do të nxitohemi me lëvizje dhe nuk do të marrim vendime nën presion, sepse borxhet që po i kthen sot kjo Qeveri, janë pikërishst rezultat i politikave të tilla të përshpejtuara pa strategji dhe Zoti na ruajt, politikave shumë kriminale nga e kaluara, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
- Post By Sara Ademi
- 13:44, 6 prill, 2026
Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Kriza nuk është vetëm në Maqedoni por edhe gjithkund në botë. Por ne si shtet kemi një drejtim të qartë deri ku shkojmë dhe nuk do të nxitohemi me lëvizje dhe nuk do të marrim vendime nën presion, sepse borxhet që po i kthen sot kjo Qeveri, janë pikërishst rezultat i politikave të tilla të përshpejtuara pa strategji dhe Zoti na ruajt, politikave shumë kriminale nga e kaluara, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Në lidhje me atë nëse do të ketë ndërhyrje shtesë për uljen e TVSH-së edhe të produkteve tjera, kryeministri tha se në buxhet tashmë ka humbje në bazë ditore të cilat numërojnë një milion euro në ditë, por se si Qeveri po e menaxhojmë situatën.
"Në këto momente të vështura si shtet duhet të dalim. Por kemi një plan, kemi një drejtim të qartë ku lëvizim dhe këtu nuk duhet askush të ketë dilemë. Problemi është këtu. Nuk dua të flas në konferenca për shtyp dhe të dëshpërohem dhe të krijoj panik tek qytetarët. Qëllimi im është të them se ne, si Qeveri, e kemi situatën nën kontroll, e dimë saktësisht se ku po shkojmë dhe nuk kemi dilema, do të ketë sfida, është e vështirë, nuk është e lehtë. Kemi mbledhur shumë 2.5 miliardë që duhet t'i kthejmë. Po e kthejmë edhe atë taksë solidariteti. Nga prilli do të fillojmë të paguajmë pagat nga marrëveshjet e reja kolektive. Gjithçka erdhi disi papritur. Por kështu është tani. Nuk do të dëshpërohemi, do të luftojmë", tha Mickoski.
Ai tha se nuk do të nxitohen për asnjë lëvizje dhe se vendimet nuk duhen marrë nën presion.
"Të shohim si do të shkojë kjo gjë, të mos nxitohemi me lëvizje, le të analizojmë. Nuk duhet të marrim vendime nën presion. Është më mirë të bëjmë një hap prapa, të analizojmë situatën dhe pastaj të bëjmë dy hapa përpara. Pra, nuk jemi me nxitim. Nuk duam të marrim vendime dhe zgjidhje nën presion, të cilat mund të kenë pasoja të rënda. Këto borxhe që kjo Qeveri po i shlyen sot janë pikërisht rezultat i politikave të tilla të nxituara pa strategji dhe, Zoti na ruajt, politikave shumë kriminale nga e kaluara", tha Mickoski, gjatë një vizite në Kompleksin e Klinikës "Nënë Tereza", ku u vunë në përdorim gjashtë salla operacioni të rinovuara plotësisht. sa/
Foto: MIA