• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski për Ligjin e gjuhës: Të presim të vijë 11 dhjetori, nuk ekziston rrezik për sigurinë e shtetit

Mickoski për Ligjin e gjuhës: Të presim të vijë 11 dhjetori, nuk ekziston rrezik për sigurinë e shtetit

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Të presim të vijë 11 dhjetori, të shohim se si do të zhvillohet dhe evoluojë e gjithë kjo, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me ditën kur Gjykata Kushtetuese duhet të mbajë debatin për kushtetutshmërinë e Ligjit për gjuhët.

Sipas Mickoskit, bëhet fjalë për gjyqtarë kushtetues të zgjedhur nga shumica e udhëhequr nga LSDM dhe BDI të cilët tani nga BDI-ja po kritikohen.

Kryeministri është decid se nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e shtetit dhe krahas qëndrimit të BDI-së sipas të cilit "ky ligj është produkt i një kompromisi të komplikuar i arritur pas shumë vitesh negociata të vështira dhe se një vendim që do të shkelte mbi të, do të paraqiste kthim në një të ardhme të pasigurt dhe problematike".

Владата, напомена Мицкоски на прес-конференција, е тука да фасилитира, а не да одлучува.

"Pikërisht ajo që kemi biseduar me tre anëtarët, ajo është e kontestuar. Ka iniciativa të tjera, por po flasim për iniciativën që është aktuale për momentin. Këta janë gjyqtarë kushtetues të zgjedhur nga shumica e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. As nuk i njoh ata gjyqtarë, as nuk e di kush janë. Përkundrazi, disa prej tyre i sulmuam. Të presim, le të vijë 11 dhjetori, të shohim se si do të zhvillohet dhe evoluojë e gjithë kjo. Shqetësimi juaj është i drejtë sepse gjyqtarët e zgjedhur nga BDI dhe LSDM tani po sulmohen nga e njëjta BDI dhe kur është fjala për mbrojtjen e kriminelëve që kanë kryer krime, po këta prokurorë dhe gjyqtarë janë në mbrojtje të tyre. Pak e çuditshme është kjo por do të shohim, koha do të dëshmojë", është përgjigjur Mickoski në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media në Qeveri.

Ai edhe njëherë përmendi se nuk ekziston asnjë rrezik sa i takon sigurisë.

"Nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë dhe as nuk e kemi lejuar ndonjëherë të ekzistojë. Kemi paralajmëruar se ka përpjekje për të cenuar sigurinë dhe kjo është një nga ato përpjekje. Ka disa vende ku takohen individë të cilët duan të krijojnë tensione rreth sigurisë. Ne si shtet dhe Qeveri do të bëjmë gjithçka për të garantuar sigurinë veçanërisht tani, në kushtet kur të gjithë treguesit, parametrat ekonomikë, niveli i investimeve të huaja, rritja e pagave, reformat, rritja e BPV-së,... po ecin në një drejtim pozitiv. Ne jemi të vetëdijshëm se ka elemente që duan të na tërheqin sërish në kënetën politike dhe në të kaluarën, por qytetarët le të jenë të sigurt se ne analizojmë shumë dhe punojmë me partnerët tanë strategjikë. As ata dhe as Qeveria nuk do të lejojnë asnjë problem të sigurisë", nënvizoi Mickoski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR