Mickoski për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor: Ata plotësisht e humbën besimin para qytetarëve
- – Kryeministri Hristian Mickoski pret që të votohen interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Kuvend, sipas gjitha gjasave në mbledhjen e së martës, 11 mars, të cilat i parashtroi shumica qeveritare me nënshkrime nga 67 deputetë.
- Post By Fitore Curri
- 12:37, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski pret që të votohen interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Kuvend, sipas gjitha gjasave në mbledhjen e së martës, 11 mars, të cilat i parashtroi shumica qeveritare me nënshkrime nga 67 deputetë.
I pyetur për pritjet nga rezultati i mbledhjes në të cilën do të debatohet për revokimin e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Tanja Çaçarova – Ilievska, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa dhe Selim Ademi, Mickoski u përgjigj: “a duhet koment për atë çka duhet të bëjmë – dihet”.
“Ata plotësisht e humbën besimin para qytetarëve dhe duhet të votohet ajo interpelancë dhe në vendin e tyre të vijnë njerëz të cilët do të jenë mbrojtës të vërtetë të drejtësisë. Sepse del se disa individë gjykatës dhe prokurorë janë mbrojtja e fundit e ish koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI”, deklaroi kryeministri Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së punës në Marinë të Shkupit.
Në pyetjen nëse Qeveria e ka dërguar propozimin për shkarkimin e Lupço Kocevskit në Prokurorinë Themelore Publike, kryeministri u përgjigj se letra për ndërrimin e prokurorit shtetëror publik është dërguar dhe vlerëson se “tashmë duhet të ketë mbërritur”. fc/
Fotografia: Printskrin Fejsbuku i Qeverisë së RMV-së