Mickoski për gjyqësorin: Gjyqësori dhe prokuroria janë në kthetrat e politikës dhe kjo duhet të çlirohet
- Maqedonia ka një problem serioz me dhënien e drejtësisë, ndërsa çelësi i të gjitha akuzave të bllokuara ndodhet në dy adresa me një pronar të përbashkët. Gjyqësori dhe prokuroria janë në kthetrat e politikës, dhe kjo duhet të çlirohet, konsideron kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:28, 11 tetor, 2025
Shkup, 11 tetor 2025 (MIA) - Maqedonia ka një problem serioz me dhënien e drejtësisë, ndërsa çelësi i të gjitha akuzave të bllokuara ndodhet në dy adresa me një pronar të përbashkët. Gjyqësori dhe prokuroria janë në kthetrat e politikës, dhe kjo duhet të çlirohet, konsideron kryeministri Hristijan Mickoski.
Në fjalimin e tij në festën qendrore me rastin e 11 Tetorit, Mickoski tha se duhet të ketë drejtësi dhe se të gjithë që kanë kryer krim para ligjit duhet të mbajnë përgjegjësi. Rivendosja e sistemit, siç tha, nuk do të thotë revanshizëm, as ndarje në "tanët" dhe "tuajt".
"Nuk mundet për miliona para të vjedhura të mos mbahet përgjegjësi për shkak të afërsisë politike të dikujt. Dhe nëse këtu, në këto raste, nuk ka drejtësi, çfarë ndodh me shumë raste të tjera të qytetarëve të bllokuar për çështje të vogla, por shumë të rëndësishme për ta - midis tyre prona, kallëzime penale, mosmarrëveshje civile. Dhe për këtë rivendosje të sistemit që do ta zbatojmë, nuk mendoj për revansh, dhe në muajt e kaluar kam treguar se drejtësia është e njëjtë për të gjithë dhe për, siç thotë kundërshtari ynë, "tanët dhe tuajt", dhe këto nuk do të kenë dallim dhe për mua janë panjohura. Përkundrazi, ose dikush ka bërë një gabim, ose nuk ka bërë një gabim kundër ligjit. Ose është kriminel, ose jo. Ose do të ketë drejtësi, ose nuk do të ketë. Dhe duhet të kemi dhe duhet të fitojmë duke ndërtuar një sistem në të cilin duhet të besojmë dhe të cilin do t'ua lëmë njerëzve të ndershëm profesionistë", theksoi Mickoski.
U përqendrua edhe për ekonominë dhe standardin e jetesës së qytetarëve, duke theksuar se po punon për të sjellë investime të reja që, siç tha, do t’i shpallë së shpejti, si dhe projekte dhe masa të reja që do t’i japin një formë të re shtetit.
Foto: Arkivi i MIA-s