• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski për demografinë: Krijimi i familjes është akt patriotik dhe sot kështu mbrohet e ardhmja e Maqedonisë

Mickoski për demografinë: Krijimi i familjes është akt patriotik dhe sot kështu mbrohet e ardhmja e Maqedonisë

Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski në periudhën në vijim paralajmëron aksione më të fuqishme me të cilat do të përmirësohet pasqyra demografike e vendit dhe kjo sipas tij do të jetë sfida kryesore në vitet të vijnë.

"Mendoj se sfidë kryesore për ne si shtet në vitet që vijnë është demografia, Shumë herë kam folur dhe do të vazhdoj të flas dhe do të jem shumë i zëshëm sepse mund të renovojmë pa numër kopshte dhe shkolla, të bëjmë rrugë, nëse nuk ka fëmijë, atëherë është kot. Ndoshta disa do të më shpallin konservator, disa do të më shspallin njeri i cili jeton në të kaluarën, por unë mendoj se krijimi i familjes është akt patriotik dhe sotkështu mbrohet e ardhmja e Maqedonisë", deklaroi Mickoski pas inaugurimit të një bulevardi në Gjevgjeli.

Konsideron se kontribut ndaj kësaj do të japin edhe gjashtë procedurat e paralajmëruara pa pagesë in vitro.

"Vlerësoj se këto gjashtë procedura pa pagesë in vitro për dallim nga e kaluara kur ishin tre, janë në atë drejtim", tha Mickoski, duke iu përjgigjur pyetjeve të gazetarëve. ab/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR