• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mickoski për akuzat e Filipçes për presione: Me përgjegjësi them se këto janë zgjedhjet më demokratike dhe më të drejta të organizuara

Mickoski për akuzat e Filipçes për presione: Me përgjegjësi them se këto janë zgjedhjet më demokratike dhe më të drejta të organizuara

Shkup, 31 tetor 2025 (MIA) - Me përgjegjësi them se këto janë zgjedhjet më transparente dhe më të organizuara drejt në historinë më të re të Maqedonisë demokratike, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të komentuar akuzat e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, për ryshfet, si dhe atë që qeveria ushtroi presion ndaj kandidatëve të tyre për kryetarë të komunave. 

"Bëhet fjalë për zgjedhjet më transparente, më demokratike dhe më të organizuara në mënyrë të drejtë në historinë e re të Maqedonisë demokratike. Atë që disa politikanë kanë problem me Frojdin dhe me punë të ndërgjegjshme, dhe mendojnë se ajo që do të bënin dhe do ta projektonin tek kundërshtari i tyre politik është e tillë, mendoj se kjo mënyrë sjelljeje nuk është e mirë dhe nuk mendoj se sjell pikë", tha kryetari i VMRO-DPMNE-së. 

Mickoski theksoi se dhe qytetarët janë dëshmitarë se një gjë e tillë jo vetëm që nuk ekziston, por, siç tha, është jashtë nga filozofia e tij personale dhe nëse kanë ndonjë të dhënë për ta raportuar, të verifikohet. 

"Nëse kanë ndonjë indikacion se kjo po ndodh, numrin tim të telefonit e dinë lirisht le të më lajmërojnë për ta raportuar që të verifikojmë nëse është kështu, por unë me përgjegjësi pohoj se jo vetëm që nuk po ndodh, por do ta përsëris - këto zgjedhje lokale janë zgjedhje në të cilat qytetarët e Maqedonisë, por dhe Qeveria tregoi një nivel të caktuar të pjekurisë dhe kaloi në atmosferë paqësore dhe demokratike dhe unë pres kështu të kalojnë dhe votimet edhe të dielën pas rrethit të dytë", theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së. 

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në konferencën për shtyp akuzoi se kandidatët e tyre për kryetar të komunave janë përballur me presione, kërcënime dhe keqpërdorim të institucioneve nga ana e VMRO-DPMNE dhe ZNAM. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR