• e premte, 05 dhjetor 2025

Forumi i binznesit mes Maqedonisë dhe Serbisë: Lidhja infrastrukturore, një ambient i vetëm dhe paraqitje e përbashkët në tregjet e treta

Forumi i binznesit mes Maqedonisë dhe Serbisë: Lidhja infrastrukturore, një ambient i vetëm dhe paraqitje e përbashkët në tregjet e treta

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Komuniteti i biznesit nga vendi ynë dhe Serbia kërkon parashikueshmëri dhe stabilitet për punë, ndërtimin e projekteve strategjike të infrastrukturës për lidhjet hekurudhore dhe lidhjen me gazsjellësin, luftën kundër korrupsionit, mbështetje të drejtpërdrejtë për rritjen e eksporteve, si dhe uljen e barrierave administrative në tregtinë e ndërsjellë. Këto ishin mesazhet e dërguara sot në Forumin e biznesit Maqedoni-Serbi që po mbahet në Shkup, në të cilën morën pjesë përfaqësues të qeverisë dhe biznesmenë nga të dy vendet. 

Biznesmenët potencuan semes tyre ka gjithnjë e më shumë investime dhe partneritete të përbashkëta dhe se presin që numri i tyre të rritet ndjeshëm në periudhën në vijim. Kjo, megjithatë, siç theksuan, duhet të rezultojë në një zgjerim të tregtisë së ndërsjellë prej mbi dy miliardë euro, por edhe me paraqitje të përbashkëta në tregjet e huaja.

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, potencoi se qeveritë e të dy vendeve kanë bërë shumë, por se nevojitet mbështetje e mëtejshme për realizimin e projekteve strategjike infrastrukturore. 

"Midis qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është bërë shumë, qeveritë janë këtu për të krijuar një kornizë, për të siguruar parashikueshmëri dhe stabilitet të cilët do të na mundësojë të punojmë së bashku dhe ta përmbushim atë kornizë me gjëra konkrete. Shumë gjëra janë para nesh, duhet ndihmë nga qeveritë, siç janë projektet strategjike e infrastrukturës, ndërtimi i interkonektorit të gazit, krijimi i një lidhjeje të shpejtë hekurudhore nga Hungaria përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut deri në portet greke. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjitha ekonomitë tona, veçanërisht për ekonomitë e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe këtu presim mbështetje nga liderët. Administratat tona në bashkëpunim me sektorin e biznesit, duhet të punojnë për të lehtësuar tregtinë e ndërsjellë", tha Çadezh. 

Kryetari i Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, megjithatë, në fjalimin e tij në forum dërgoi disa mesazhe për sektorin e biznesit dhe elitat politike, për të cilat, tha, duhet të bëjnë më shumë në aspektin e zbatimit. 

"Ne do t’i themi mesazhet tona, por elitave politike u mbetet të bëjnë më shumë për planin e zbatimit. Maqedonia ka nevojë për zbatim, Serbia ka nevojë për zbatim, e cila është ndërprerë gjatë kësaj periudhe për arsye të ndryshme dhe nuk e di se cilat janë arsyet, por një aktivitet i tillë investimi i cili sundoi sigurisht që na inkurajoi dhe neve për në periudhën e ardhshme për të parë një përsëritje edhe në hapësirat tona", tha Azeski. 

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Ivan Stoilkoviq, megjithatë, në hapje të forumit potencoi se të dy vendet po bashkojnë potencialet e tyre ekonomike dhe se kanë një vizion të përbashkët për një ekonomi më të fortë rajonale dhe thellimin e partneriteteve. 

Po ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme, të parashikueshme dhe inovative, dhe e cila bazohet në investime. Prandaj këto forume nuk janë formalitete, por nxitës të prjekteve konkrete për rritje, zhvillim dhe suksese të përbashkëta", tha Stiolkoviq. rq/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR