• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski nuk pret zgjidhje të rastit me Onkologjinë nga pushteti aktual

Mickoski nuk pret zgjidhje të rastit me Onkologjinë nga pushteti aktual

Radovish, 6 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga pushteti aktual nuk pret zgjidhje të rastit "Mishi i egër" ose skandalit me Onkologjinë për ngjarjet gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti. Ai sot gjatë vizitës në komunën Radovish theksoi se nga ana e tij ishin nxjerrë dëshmi, fakte, dokumente, të marra nga informatorë, ndërsa siç thotë Prokuroria më së paku që duhej të bënte është që t'i thirrte të japin dëshmi në bazë të zërave. 

"Por, siç mund të shihni, kjo nuk ndodh. Më vjen keq që kjo është kështu dhe me të vërtetë prita pak më shumë njerëzi nga ana e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe atyre organeve në hetim. Por, për fat të keq kjo nuk do të ndodh, por për këtë Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së ka qëllim të rëndësishëm, seriozisht të llogaritet, me këtë do të thoja 'kancer mafia' dhe të gjithë ata fajtorë t'i nxjerrë para faqes së drejtësisë", tha Mickoski.

I pyetur për paralajmërimet e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi se ushqimi do të lirohet, Mickoski me koment se ministri aktual ose një kohë të gjatë nuk ka hyrë në markete, ose nuk di se çka ndodhë. Theksoi se më e keqja është kur politikanët e flasin atë që nuk e ndjejnë qytetarët. 

"Ndoshta ai e ka humbur tokën nën këmbë, si gjithë Qeveria e BDI-së dhe e LSDM-së. Ka kohë që kanë harruar se me çfarë vështirësish po përballen qytetarët. Sot fatkeqësisht në markete kemi ushqim, i cili ka çmim evropian, por fatkeqësisht standardi është më falni më keq se vendet afrikane", thotë Mickoski.

Tha se lajmi i mirë është që për disa muaj pushteti aktual do të largohet, ndërsa në vendin e tyre do të vijnë njerëz të cilët do të kujdesen siç tha për të ardhmen e Maqedonisë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR