Mickoski: Nuk guxojmë të lejojmë vota për ndryshime të përfundojë tek ata të cilët e shkatërruan Maqedoninë
- Të dalim masivisht në zgjehdjet e së dielës, bëri thirrje sonte lideri i VMRO-DPMNE-së, hristian Mickoski nga tubimi në komunën Gazi Babë, ku kërkoi mbështetje për mandatin e dytë të Boban Stefanovskit për kryetar komune, si dhe për Orce Gjorgjievskin për të parin e Qytetit të Shkupit.
- Post By Arta Bunjaku
- 22:19, 16 tetor, 2025
Shkup, 16 tetor 2025 (MIA) - Të dalim masivisht në zgjehdjet e së dielës, bëri thirrje sonte lideri i VMRO-DPMNE-së, hristian Mickoski nga tubimi në komunën Gazi Babë, ku kërkoi mbështetje për mandatin e dytë të Boban Stefanovskit për kryetar komune, si dhe për Orce Gjorgjievskin për të parin e Qytetit të Shkupit.
"Çelësi i zgjedhjeve është tek dalja. Dilni dhe votoni sepse vetëm kështu do të numërohet voza juaj. Fitorja duhet të jetë historikisht e madhe në mënyrë që të dërgojmë porosi se të gjithë jemi të bashkuar rreth një qëllimi, ndërkaq ai qëllim quhet Maqedoni. Vetëm kështu vota juaj do të ketë vlerë reale", tha Mickoski.

Të bëhet zgjedhja e vërtetë, theksoi, do të thotë të zgjedhen njerëz me të cilët së bashkup do ta ndërtoni të ardhmen
Foli për atë që është bërë nga 42 kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni në katër vitet e shkuara, duke cekur se kanë rikonstruuar rrugë dhe rrugica në gjatësi prej mbi 770 kilometrave, në vlerë prej 100 milionë eurove, kanë bërë 47 kilometra gypa ujësjellësi, 91 kilometra kanalizim, shtatë tregje të llojit të mbyllur dhe 12 stacione filtruese. Janë rikonstruuar mbi 400 shkolla ndërkaq janë përfunduar apo janë në fazë përfundimi 274 kënde lojërash she ambiente sportive.
Mickoski vlerësoi se këto janë zgjedhje kur, siç tha, mashtrimet e kundërshtarëve tanë duhet të mposhten. Gjithashtu edhe se nga kundërshtarët nuk panë program, ide apo projekte, por vetëm retorikë boshe.

Shtoi se në Shkup po shohin se si në vepër po ndodhë një koalicion joparimor, por theksoi, ajo është punë e tyre dhe se nuk do të merren me ta.
Mickoski e porositi Filipçen se deficiti buxhetor nuk është 1 miliardë e 400 milionë euro, siç thotë ai, por është më shumë se dyfish më i vogël, përkatësisht 600 milionë, duke shtuar se ai është së paku dy herë më i vogël nga ai që e la LSDM. ab/
Foto: VMRO-DPMNE