• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski nga Shtipi: Përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë për rastin "onkologjia"

Mickoski nga Shtipi: Përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë për rastin

Shtip, 1 shkurt 2024 (MIA) - Absolutisht do të ketë përgjegjësi për rastin "onkologjia". përgjegjësi duhet dhe do të ketë, por jo me arrestime holivudiane, por me proces të qartë. Nëse VMRO-DPMNE nuk hynë në betejë të ashpër me krimin, qytetarët do të zhgënjehen dhe do të largohen, porositi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tribunën e sotme në Shtip të quajtur Platforma shëndetësore për të ardhmen, me temë "Koncepti për shëndetësi".

"Ata të paktë të cilët e keqpërdorin denarin shëndetësor, ata të paktë të cilët mendojnë se me shëndetin e pacientëve do të keqpërdorin dhe personalisht do të pasurohen, unë ju premtoj se do të sanksionohen dhe do të nxirren para drejtësisë me dëshmi. Kuptohet, nuk do të jetë ndjekje politike sepse VMRO-DPMNE nuk ka ndër mend të organizojë arrestime spektalkulare holivudiane siç ishte kjo veçori e disa kohëve të kaluara. përkundrazi, me argumente dhe dëshmi të qarta tashmë kemi imndikacione dhe do të themi cilët janë ata të paktë, në mënyrë që të mos e njollosin emrin e shumë të ndershmëve të cilët kudjesen për pacientët tanë. Dhe do të tregojmë se nuk janë të gjithë të njejtë sepse kjo është motoja jonë, se nuk janë të gjithë të njejtë. Dhe atë duhet ta bëjmë menjëherë, në mënyrë ofenzive që në muajt e parë të qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së", tha Mickoski.

Ai në ttribunën e sotme theksoi se ndoshta edhe si në të gjitha fushat, ashtu edhe në shëdnetësi, nuk na duhet rifillim, por na duhet transformim.

Mickoski iu kthye fillimeve të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe, siç tha "premtuan jetë, ndërsa sollën vdekje". Theksoi se sipas të gjitha hulumtimeve shëndetësia është tema e dytë vetëm në vend, e cila i mundon qytetarët dhe theksoi se VMRO-DPMNE do të kudjeset të gjithë qytetarët të marrin kujdes adekuat shëndetësor që e meritojnë, ashtu siç duhet. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR