• e hënë, 06 maj 2024

Mickoski nga Rosomani dhe Gradsko bëri thirrje për votim masiv më 8 maj dhe dërgimin e BDI-së në opozitë

Mickoski nga Rosomani dhe Gradsko bëri thirrje për votim masiv më 8 maj dhe dërgimin e BDI-së në opozitë

Rosoman, 26 prill 2024 (MIA) - Masivisht të votohet më 8 maj dhe të dërgohet BDI-ja në opozitë, bëri thirrje kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga Rosomani dhe Gradsko, në kuadër të fushatës presidenciale dhe parlamentare.

"Ka qendra pushteti që nuk duan të shohin një Maqedoni të suksesshme, ne kemi të tilla dhe ato kanë qenë faktor kyç, deri më tani kanë qenë edhe në Qeveri dhe këtu e kam fjalën për BDI-në dhe Ali Ahmetin, ai dëshiron të shohë një Maqedoni të varfër dhe ngjashëm. Ata nuk duan ta shohin Maqedoninë suksesshme", tha Mickoski.

Ai tha se këto zgjedhje janë një shans për të dërguar kriminelët në opozitë.

"Dhe këtë po e them vetëm për krimin, nuk po e them për BDI-në se janë shqiptarë, jo, por për krimin. Unë i kam bërë thirrje opozitës te shqiptarët që të luftojmë bashkë. Unë po luftoj kundër BDI-së që po e grabisin dhe po e gjunjëzojnë Maqedoninë", shtoi Mickoski.

Në tubimin e sotëm në Rosoman, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i NJZ 4, Aleksandar Nikoloski, tha se planifikojnë të gjejnë tregje të reja për blerjen e pjeshkëve, të cilat, siç tha ai, do të sjellin çmime më të mira, ndërsa përmendi edhe për mbështetjen për ndërtimin e ftohësve dhe blerësve stimulues, rikonstruksionin e sistemeve ekzistuese të ujit për ujitje dhe ndërtimin e sistemeve të reja. Për këtë, shtoi ai, janë planifikuar mjete të mëdha në sektorin e bujqësisë për të dy zërat, diku në qindra milionë euro.

Nikoloski iu referua edhe autostradës Prilep-Gradsko dhe tha se Qeveria e ardhshme, e cila sipas tij, do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, do ta përfundojë këtë rrugë deri në vitin 2027.

Lidhur me projektet, Dragan Kovacki, bartësi i NJZ 3, në tubimin e sotëm në Gradsko tha se vizioni i VMRO-DPMNE-së është që Maqedonia të transformohet përpara, përmes realizimit të projekteve nga Platforma 1198. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR